Ministrja Nikolla firmos urdhrin per fillimin e vitit te ri akademik te studenteve

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka firmosur një ditë më parë urdhrin për datat e fillimit të vitit të ri akademik 2017-2018. Sipas këtij urdhri, universitetet do të fillojnë mësimin më 16 tetor të këtij viti, dhe do viti akademik do të mbyllet më 30 shtator të vitit të ardhshëm. Sakaq, urdhri parashikon edhe periudhën e pushimeve të dimrit për studentët. Ato do të nisin më 25 dhjetor, dhe studentët do të rikthehen në auditor më 6 janar 2018.
Udhëzimi i ministres ngarkon për zbatimin e tij të gjithë institucionet përkatëse, si dhe hyn në fuqi pas botimit në fletoren zyrtare./balkanweb/