Gjatë sezonit turistik do të vihen në funksionim qendra shendetësore verore. Të paktën kështu i ka quajtur ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila ka siguruar se do të jenë në dispozicion të pushuesve 24 orë në 24 për 7 ditët e javës. Manastitliu ka thënë se gjithsej do të jenë 26 qendra shëndetësore, ndërsa në pjesën e Veriut të vendit do të shtrihen në: Valbonë, Razëm, Tamarë, Theth, Velipojë, Shëngjin dhe Tale.
Veç qendrave verore, 17 autoambulanca janë përcaktuar në pika kyçe përgjatë gjithë bregdetit dhe zonave turistike më të frekuentuara nga Valbona deri në Sarandë. Edhe spitalet sidomos ato pranë zonave turistike do të jenë në gadishmëri me personel të përforcuar për të përballuar fluksin gjatë sezonit turistik për ti shërbyer qytetarëve, ka thënë numri 1 i Shëndetësisë.