Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka reaguar pas kërkesës së Presidentit Meta për dorëheqjen nga posti që ajo mban dhe përballje me drejtësinë. Por Gjonaj në një reagim në Tuiterer thekson se Presidenti, Ilir Meta ka në dorë vetëm dorëheqjen e tij, ndërkohë që e sfidon se do përballet me të ligjërisht.
Më tej, ministrja e Drejtësisë ka akuzuar kreun e shtetit ka bërë disa shfaqje publike pa ekuilibër etik, ndërkohë që ka zgjedhur ta kallëzojë në SPAK, në institucionin që sipas saj është produkt i Reformës në Drejtësi.
Reagimi i plotë:
E përshëndes Presidentin që pas disa shfaqjesh publike pa ekuilibër etik, ka zgjedhur t’i drejtohet SPAK me një kallzim penal për mua; një marrëzi e radhës po të paktën në rrugë institucionale, madje drejt një institucioni të dalë nga Reforma që ai lufton pa fre!
Jam e gatshme t’i përgjigjem ligjërisht, me të gjithë përgjegjësinë po edhe me krenarinë që i përkas Frontit të Reformës në Drejtësi, denigruesit botërisht të njohur të kësaj reforme jetike! Sa për dorëheqjen zotëria ka në dorë vetëm të tijën dhe të askujt tjetër.