Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka thënë se ka përfunduar përkthimi i dosjes ‘Habilaj’ që kishte mbërritur nga autoritetet italiane dhe pritet t’i dërgohet sot Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Gjatë një aktiviteti ku merrte pjesë, ministrja është shprehur se për përkthimin e dosjes voluminoze me mbi 1800 faqe, Ministria e Drejtësisë kishte 10 ditë kohë dhe ka zbatuar rregulloren.
“Ne kemi kryer të gjitha procedurat sipas ligjit dhe besoj sot do t’ia transmetojmë Prokurorisë. Dosja na ka ardhur para gati dhjetë ditësh. Ka përfunduar përkthimi dhe do ta dorëzojmë sot”, tha Gjonaj.