Ministria e Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar hapjen e konkurseve per drejtoret e spitaleve rajonale ne vend. Permes nje njoftimi zyrtar per mediat, ky dikaster kumton: “Në mbështetje të nenit 102, pika 4 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 173, datë 7.3.2003, “Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose të Ministrit, VKM nr. 508, datë 13.09.2017, ”Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale”, Urdhërit nr. 364, datë 20.09.2017 “Për proçedurat e përzgjedhjes dhe emërimit të drejtuesve të spitaleve universitare dhe spitaleve rajonale”, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale shpall konkursin e hapur për pozicionin “Drejtor i Përgjithshëm” të spitaleve universitare dhe “Drejtor” të spitaleve rajonale.”. /ShkodraWeb/