Skip to content
21 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Ministria e Shëndetësisë firmos në Podgoricë marrëveshje dyvjeçare me Organizatën Botërore të Shëndetësisë

ShkodraWeb 21 February, 2018
manastirliuObsh

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, dhe drejtoresha e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Europën, Zsuzsanna Jakab, firmosën në Podgoricë marrëveshjen 2 vjeçare 2018-2020 për asistencën e OBSH-së për përmirësimin e shërbimit shëndetësor në vend, me synim garantimin e mbulimit shëndetësor universal të popullatës.

Kjo marrëveshje i hap rrugën forcimit të bashkëpunimit në disa fusha të rëndësishme për vendin veçanërisht në përmirësimin e programit të vaksinimit, për zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Rezistencën Antimikrobiale, për përmirësimin e mbulimit shëndetësor për menaxhimin e sëmundjeve kardiovaskulare, tumoreve, diabetit dhe sëmundjeve kronike respiratore si dhe menaxhimit më të mirë të faktorëve të riskut.

“Shtrirja e programit të vaksinimit është në nivelin 97% në Shqipëri, duke arritur kriteret e përcaktuara nga OBSH. Megjithëse ky mbulim vaksinal është ndër më të lartët në Evropë, ne po punojmë për nxitjen e programit të vaksinimit edhe te ato grupe që e refuzojnë vaksinimin. Ne vlerësojmë mbështetjen e OBSH-së për zgjerimin e programit të vaksinimit për sëmundjet e parandalueshme përmes këtij procesi, që ne e konsiderojmë, si një të mirë publike”, u shpreh Ministrja Manastirliu.

“Shqipëria ka shënuar hapa të rëndësishëm përpara sa I takon programit të vaksinimit dhe asistenca e OBSH-së do të vijojë jo vetëm për imunizimin por edhe programe të tjera për përmirësimin e shëndetit publik të popullatës”, u shpreh znj. Jakab gjatë takimit me Ministren Manastirliu.

Më herët, në takimin e 11 shteteve të Evropës Juglindore, Ministrat e rajonit dolën me një deklaratë të përbashkët për forcimin e masave për vaksinimin dhe përafrimin e programeve të tyre të vaksinimit me Planin e Veprimit për Vaksinimin të Evropës 2015 – 2020.

Me deklaratën e përbashkët Ministrat u angazhuan të çojnë përpara planin pesëvjeçar për imunizimin të vendeve të Evropës Juglindore, për:

· Sigurimin e aksesit në financim, cilësi të vaksinave – duke tejkaluar pengesat mbi furnizimin me vaksina, legjislacionin në fuqi për prokurimin e tyre, çmimet e vaksinave dhe programet e financimit;

· Sigurimin e vendimeve të bazuara në evidencë për futjen e vaksinave të reja apo rishikimin e kalendarit të vaksinave – duke siguruar krijimin e grupeve këshillimore

· Ofrimin e aksesit të barabartë në programet e imunizimit dhe vaksinimit – duke siguruar që politikat e imunizimit janë jo diskriminuese, gjithëpërfshirëse, veçanërisht për komunitetet e marxhinalizuara, migrantët dhe minoritetet;

· Stimulimin e kërkesës për vaksinimi në fëmijëri dhe për përfshirjen e vaksinave të reja në kalendarin kombëtar të imunizimit – duke forcuar promovimin, mobilizimin social dhe edukimin shëndetësor.

Post navigation

Previous: TRAGJEDIA E FAMILJES PREKA/ I zoti i shtëpisë, Gjergji- babai i Edmondit dërgohet me urgjencë në spital
Next: AKSIDENTI I VELIPOJËS/ Flet numri 2 i “Shëndetësisë”: Në vendngjarje ditën e tragjedisë ishin 3 ambulanca

TË FUNDIT

shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
preng gjini policia shkoder 2026

Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona

ShkodraWeb 19 July, 2026

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 korrik 2026… 20 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 20 korrik 2026… 20 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 20 korrik 2026… 20 July, 2026
  • Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona 19 July, 2026
  • IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes… 19 July, 2026
  • FOTOLAJM – Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës 19 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • UKSH lidh rrjetin e ri me stacionin e Dobraçit, do të ketë ndërprerje uji në Shkodër me 21 dhe 23 korrik 18 July, 2026
  • FOTO – Artistja shkodrane Sidita Islami vlerësohet në ekspozitën ndërkombëtare në Torino të Italisë 18 July, 2026
  • EMRI – I shpallur në kërkim nga Interpol Madrid, arrestohet në Malësi të Madhe 39- vjeçari… 18 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
preng gjini policia shkoder 2026

Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona

ShkodraWeb 19 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.