Skip to content
14 November, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Sociale

Ministria e Shëndetësisë dhe Çëeshtjeve Sociale: Qytetarët të riaplikojnë përsëri për ndihmën ekonomike

ShkodraWeb 2 March, 2018
olgertaManastirliu

Ministria  e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët që kanë ankesa dhe ata që duan të riaplikojnë në përfshirjen e skemës ekonomike, ndërkohë që bën thirrje që të mos instrumentalizohet një skemë, e cila është nisur nga qeveria Berisha dhe është pilotuar nga qeveria Rama.

Duke shprehur keqardhjen për instrumentalizimin politik të Reformës së Ndihmës Ekonomike, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje të gjithë atyre që kanë pretendime për mospërfshirjen në skemën e ndihmës ekonomike, që të parashtrojnë ankesën e tyre pranë zyrave rajonale të shërbimit social dhe të riaplikojnë për përfshirjen në skemë. Zyrat e shërbimit social në çdo rajon do të jenë të hapura çdo ditë, nga ora 08 e mëngjesit deri në orën 19.00.

Po ashtu I bëjmë thirrje qytetarëve të drejtohen pranë bashkive përkatëse, të cilat kanë në dispozicion 6% të fondit tërësor të skemës së ndihmës ekonomike, për të përfshirë në skemë familjet që plotësojnë kushtet ligjore për përfitimin e ndihmës ekonomike.

Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje opozitës dhe posaçërisht kreut të saj, që në vend se të keqpërdorin për hesapet politike të partisë njerëzit që ankohen për mospërfshirjen në skemen e re të ndihmes ekonomike, të ndihmojnë në përfshirjen e tyre përmes bashkive përkatëse.

Reforma e Ndihmës Ekonomike është një proces që as nuk ndalet e as nuk kthehet mbrapa me manovra politike abuzive. Ajo është hartuar në bazë të një marrëveshjeje të nënshkruar nga qeveria Berisha me Banken Botërore dhe është testuar me sukses për dy vjet me radhë nga qeveria Rama 1, në Tiranë, Durrës e Elbasan, në bashkepunim të ngushtë me ekspertët e Bankës Botërore.

Njëkohesisht, është ngritur dhe po funksionon sistemi i ndërveprimit mes Sherbimit Social Shtetëror dhe Shërbimit Kombëtar të Punesimit, për përfshirjen me prioritet në programet e punësimit e të trajnimit të personave të aftë për punë, që kanë dalë nga skema e ndihmës ekonomike. Duke përgëzuar të gjithë ata që gjatë këtyre javëve të para të zbatimit të reformës i janë drejtuar Zyrave të Punës apo programeve të aftësimit profesional, ne i inkurajojmë të gjithë të tjerët, të bëjnë të njëjtën gjë.

Ndërkohë, siç kemi informuar vazhdimisht, strukturat e mbrojtjes sociale po verifikojnë një për një pretendimet e subjekteve të prekura nga reforma dhe krahas konstatimit të një volumi të madh abuzimesh, kanë kryer e do të kryejnë korrigjimet përkatëse për çdo ankese legjitime.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: Ish-ministri i LSI sqaron grantet për pronarin e kompanisë që porositi banane dhe…kokainë
Artikull pas: Sherr në mes adoleshentësh, 16- vjeçari plagoset me thikë nga një bashkëmoshatar

TË FUNDIT

horoskopi 2025
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 13 nëntor 2025…

ShkodraWeb 13 November, 2025
moti 2025
  • Aktualitet

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 13 nëntor 2025…

ShkodraWeb 13 November, 2025
spitali-shkoder
  • Aktualitet

E RËNDË – 42- vjeçari nga Shkodra mbërrin pa shenja jete në Spitalin Rajonal, dyshimet e para të policisë

ShkodraWeb 12 November, 2025

TË FUNDIT

  • VIDEO – Historike, Shqipëria për herë të parë në play- off të një Botërori, kuqezinjtë të dytët në grup… 13 November, 2025
  • NGA ROMEO GURAKUQI – T’i japin Shkodrës atë që i takon nga kodi i shpërndarjes proporcionale të buxhetit të shtetit 2026 13 November, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 13 nëntor 2025… 13 November, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 13 nëntor 2025… 13 November, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 13 nëntor 2025… 13 November, 2025
  • VIDEO – “Ndërhyrje e domosdosshme”, kryebashkiaku Beci inspekton punimet tek “Harku i Berdicës” 12 November, 2025
  • E RËNDË – 42- vjeçari nga Shkodra mbërrin pa shenja jete në Spitalin Rajonal, dyshimet e para të policisë 12 November, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e mërkurë, 12 nëntor 2025… 12 November, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e mërkurë, 12 nëntor 2025… 12 November, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e mërkurë, 12 nëntor 2025… 12 November, 2025
  • “Nuk isha në dijeni të veprimeve të nipit tim”, Gjykata e Tiranës lë në burg Gjon Shkambin, i përfshirë në vrasjen e gjyqtarit Kalaja 11 November, 2025
  • Arrestohet 41- vjeçari nga Boga, dhunoi bashkëshorten, procedohet një 41- vjeçar nga Puka për dhunë psikologjike ndaj nënës 11 November, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

andorra shqiperi 2025
  • Kryesore

VIDEO – Historike, Shqipëria për herë të parë në play- off të një Botërori, kuqezinjtë të dytët në grup…

ShkodraWeb 13 November, 2025
romeo marjana 2025
  • Kryesore

NGA ROMEO GURAKUQI – T’i japin Shkodrës atë që i takon nga kodi i shpërndarjes proporcionale të buxhetit të shtetit 2026

ShkodraWeb 13 November, 2025
horoskopi 2025
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 13 nëntor 2025…

ShkodraWeb 13 November, 2025
shtypi dites 2025
  • Aktualitet

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 13 nëntor 2025…

ShkodraWeb 13 November, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.