Ministri i jashtëm i deleguar Cakaj “fshesë” në shërbimin diplomatik, largohen ose qarkullojnë në “valën e parë” mbi 20 persona…

Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj njoftoi sot se mbi 20 punonjës të shërbimit diplomatik janë shkarkuar dhe transferuar.

“Në 77 ditët e punës sime në krye të këtij institucioni kam ngritur një grup pune për cilësinë e burimeve njerëzore të shërbimit diplomatik. Dhe sot kam vendosur që të shkëpus marrëdhënien me një pjesë të punonjësve që nuk përmbushin kushtet ligjore dhe profesionale.


Një pjesë tjetër e punonjësve do të transferohen për të vepruar dhe punuar sipas nevojave reale të punës. Fillimisht se numri i të prekurve nga kjo reformë do të shkojë mbi 20. Shqipëria nuk është e mive, krushqive dhe kushërinjve, por e të gjithëve” deklaroi ai.