Skip to content
10 November, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Politika

Ministri i Brendshem: Ja si mund te mposhtet ISIS

ShkodraWeb 27 July, 2017
Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj ka përuruar librin e tij më të fundit “Ngritja dhe Rënia e Shtetit Islamik, ISIS” përpara një audience të mbushur me personalitete nga të gjitha fushat e jetës publike.
Gjatë fjalës së tij, Dritan Demiraj falënderoi të pranishmit, ndërsa u shpreh se gjatë gjithë jetës së tij është në ushtri dhe misione luftarake është përpjekur t’i reflektojë në libra. Libri është një analizë e detajuar e al-Qaedës, ISIS-it, dhe të gjithë grupeve të përfshira në konflikt.
Fjala e plotë e Dritan Demirajt:
I nderuar Shkëlqesia Juaj Presidenti i Republikes, Z. Ilir META. Të nderuar kolegë ministra, deputetë, ambasadorë, gjeneralë, profesorë. Të nderuar Pjesëmarrës! Ndjehem i privilegjuar dhe i emocionuar të prezantoj librin tim të fundit “Ngritja dhe Rënia e Shtetit Islamik, ISIS” përpara një audience të tillë të mbushur me personalitete nga të gjitha fushat e jetës publike. Gjatë gjithë jetës sime profesionale dhe akademike jam përpjekur që eksperiencën time, mësimet e nxjerra nga përvoja ime në ushtri, misionet luftarake, studimet në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, t’i reflektoj në disa libra dhe botime që mendoj se kontribuojnë në konsolidimin e një komuniteti të mendimit strategjik që është i shqetësuar dhe vlerëson sfidat ndaj sigurisë. Edhe në këtë libër jam përpjekur të shtrydh ekspertizën më të mirë ndërkombëtare të kundër terrorizmit si dhe përvojën time, në mënyrë që të parashtrojë një qasje timen mbi shkaqet e krijimit të ISIS dhe mënyrave më efektive për ta mposhtur këtë të keqe të madhe të kohës sonë. Moskuptimi i natyrës, rreziqeve dhe kapaciteteve të terrorizmit në Irak kushtoi jetën e mbi 230.000 civilëve dhe 4.486 ushtarakëve dhe krijoi premisat e situatës së sotme. 14 vite më vonë, shumë njerëz duket se e kanë harruar këtë situatë e cila akoma dhe sot nuk është ndalur. Botimi i këtij libri do të ndihmojë që të kuptohet më mirë se kush e filloi kryengritjen e Irakut pas ndërhyrjes Amerikane dhe se si kjo kryengritje ka kontribuar në krizën dhe në situatën e sotme? Ky libër është është një analizë e detajuar e al-Qaedës, ISIS-it, dhe të gjithë grupeve të përfshira në këtë konflikt, të cilat demonstruan dhe përdorën terrorizmin në Irak, veçanërisht të ish nëpunësit dhe ish ushtarakët e Sadamit në bashkëpunim me al-Qaedën në Irak dhe Siri. Ky libër gjithashtu është një analizë e hollësishme për të kuptuar sesi Iraku dhe Siria futen në strategjinë e Lindjes së Mesme dhe të aktorëve dhe faktorëve që përplasen për tu ripozicionuar ose mbajtur këtë terren (SHBA-Rusia-Irani-Turqia-Arabia Saudite). Në këtë libër padyshim do të gjendet dhe strategjia politike, diplomatike, ushtarake dhe e luftimit që kundërshtari po aplikon për të detyruar SHBA-të dhe shtetet aleate të saj të tërhiqen nga Iraku dhe arsyet përse qeveria Shia e Nuri al-Malikut dështoi për 48 orë përpara Shtetit Islamik dhe al-Qaedës. Studimi ilustron me detaje strategjinë politike, fetare, strategjinë e luftimit dhe deri në nivelin e taktikave të luftimit në rrugë të kryengritësve në Irak dhe Siri. Pasqyron dhe analizon përpjekjet 8 vjeçare të ushtrisë amerikane, angleze, ushtrisë dhe policisë Irakene kundër kryengritjes Suni, al-Qaedës dhe përballjen këto tre vite e gjysëm të fundit të SHBA-së, Rusisë dhe aleatëve të tyre në luftën kundër Shtetit Islamik. Taktikat e zgjedhura nga kryengritësit kanë qënë vrasja e sa më shumë ushtarëve të aleancës, bashkëpunëtorëve të tyre, forcave të sigurisë Siriane dhe Irakene, kontraktorëve dhe punonjësve të Kombeve të Bashkuara, organizatave joqeveritare të huajve që ndodhen në vend por dhe kundër Shia-ve dhe Alaëitë-ve. Sulmet e inicuara nga zjarri i përpiktë i snajperave, sulmet me makina bombë të improvizuara dhe kamikaz, pritat dhe vrasjet masive, kanë bërë që terroristët të zbatojnë një gamë të gjerë taktikash efiente kundër popullsisë Shia, Alaëite, Druze-ve, Kurdëve, të krishterëve në Siri, Irak dhe kryesisht trupave të aleancës kundër-terrorizmit. Në libër do të gjeni edhe propozime konkrete se si duhet mposhtur Shteti Islamik në pikëpamje taktike dhe strategjike. Ju faleminderit për vëmendjen dhe ju jam thellësisht mirënjohës./balkanweb/
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: Braktis LSI-ne dhe shkon me PS-ne…
Artikull pas: Skandali/ Te afermit e pacientit shqiptar kercenojne dhe rrahin mjeket italiane, te afermit e pacientit shqiptar

TË FUNDIT

salianji konference
  • Kryesore

NGA ERVIN SALIANJI – Prej zgjedhjeve të 11 Majit e deri sot nuk jemi në rrugën e duhur, PD duhet të ndryshojë

ShkodraWeb 10 November, 2025
berisha spak 2025
  • Aktualitet

“21 JANARI” – Kryetari i PD- së Sali Berisha thirret në SPAK për ngjarjen, para tij ishte edhe Basha…

ShkodraWeb 10 November, 2025
angoni duda 2025
  • Aktualitet

“Largohem me ndjenjën e plotësisë”, Majlinda Angoni u lirua nga detyra pas më shumë se 5 viteve, ja mesazhi i saj

ShkodraWeb 10 November, 2025

TË FUNDIT

  • LETRA E HAPUR – Elvis Shkami nga paraburgimi, shpreh pendesë për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja… 10 November, 2025
  • NGA ERVIN SALIANJI – Prej zgjedhjeve të 11 Majit e deri sot nuk jemi në rrugën e duhur, PD duhet të ndryshojë 10 November, 2025
  • “21 JANARI” – Kryetari i PD- së Sali Berisha thirret në SPAK për ngjarjen, para tij ishte edhe Basha… 10 November, 2025
  • AMP nis hetimin ndaj dy policëve në Hanin e Hotit, lejuan të kalonte kamionin ku malazezët gjetën drogë 10 November, 2025
  • “Largohem me ndjenjën e plotësisë”, Majlinda Angoni u lirua nga detyra pas më shumë se 5 viteve, ja mesazhi i saj 10 November, 2025
  • “Denigrim i pronës private dhe simbolikave tona të shenjta”, Myftinia Shkodër reagon për heqjen e tabelës… 10 November, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 10 nëntor 2025… 10 November, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 10 nëntor 2025… 10 November, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 10 nëntor 2025… 10 November, 2025
  • KOHA E GËSHTENJAVE – Çfarë i ndodh organizmit tuaj nëse i konsumoni rregullisht ato… 9 November, 2025
  • Prangoset 37- vjeçari nga Shkodra që dhunonte nënën e tij, shpallen në kërkim dy shtetas që qëlluan me armë 9 November, 2025
  • Arrestohet shoferi i dehur në drejtim të automjetit, Policia e Shkodrës procedon penalisht edhe 2 shoferë 9 November, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

elvis shkambi astrit kalaja 2025
  • Aktualitet

LETRA E HAPUR – Elvis Shkami nga paraburgimi, shpreh pendesë për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja…

ShkodraWeb 10 November, 2025
salianji konference
  • Kryesore

NGA ERVIN SALIANJI – Prej zgjedhjeve të 11 Majit e deri sot nuk jemi në rrugën e duhur, PD duhet të ndryshojë

ShkodraWeb 10 November, 2025
berisha spak 2025
  • Aktualitet

“21 JANARI” – Kryetari i PD- së Sali Berisha thirret në SPAK për ngjarjen, para tij ishte edhe Basha…

ShkodraWeb 10 November, 2025
hani hotit naten
  • Aktualitet

AMP nis hetimin ndaj dy policëve në Hanin e Hotit, lejuan të kalonte kamionin ku malazezët gjetën drogë

ShkodraWeb 10 November, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.