
Pas ngjarjes së rëndë në Shkodër, ku në lagjen Kiras dy vëllezërit Bilali pranë banesës ranë në pritë, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka njoftuar persoalisht shkarkimin e drejtorit të policisë në këtë qark. Lleshaj u shpreh se për t’i dhënë një impuls të ri qytetit, sipas tij në krye të policisë së Shkodrës, në vend të Vehbi Bushatit do të vendoset Niko Brahimaj.
Ngjarjen e sotme, Sandër Lleshaj e quajti si një larje hesapesh dhe për këtë tha ai, uniformat blu po bëjnë përpjekjet maksimale për të hedhur dritë mbi këtë dhe për ngjarjet e tjera.
“Për t’i dhënë qytetit një impuls të ri, kemi vënë në Policinë e Shkodrës Niko Brahimaj në vend të Vehbi Bushatit. Erdha në Shkodër për këtë arsye, por edhe për ngjarjen e rëndë të ndodhur. Vrasja në Shkodër është vrasje për larje hesapesh. Forcat e policisë po bëjnë maksimumin për ta zbardhur ngjarjen. Qytetarët nuk kanë pse të mos ndjehen të sigurt. Ne jemi në proces hetimi për këtë ngjarje, por edhe për ngjarje të tjera. Shpresoj që të kemi sa më shpejt rezultate”, ka thënë ministri.
Vendimi i ministrit vjen pas ngjarjes së ndodhur paraditen e sotme, ku si pasojë e një atentati tmbeten të vrarë dy vëllezërit Astrit dhe Brahim Bilali, 59 dhe 61 vjeç. Viktimat u qelluan me bresheri arme, dyshohet nga persona te maskuar, por ende nuk ka shume detaje rreth dinamikes se ngjarjes.