Telefoni i markës Iphone X sekuestruar biznesmenit Ervis Martinaj në spital ditën kur ai mbeti i lënduar në lokalin Monopol në Ish-Bllok është duke u analizuar nga Task Forca. Një burim nga kjo Task Forcë tha se pas kthimit të telefonit nga Izraeli ku u gjet paswordi ky telefon përmban 73,588 të dhëna.
I njëjti burim thotë se 73,588 të dhënat në telefonin e Ervis Martinaj, janë në formën e SMS-ve, fotove, videove, biseda në platformat e komunikimit në Whats Up, Telegram, Viber dhe në platformën e komunikimit të Instagram. Mes foto dhe video nga me te ndryshme, kishte edhe kjo selfie te Elvis Martinaj që shiheni.
Selfia e bërë nga Elvis Martinaj e gjetur në telefonin e tij që është sekuestruar dhe zbërthyer nga hetuesit
Ekspertët izraelit pasi kanë zbuluar paswordin kanë mundur të rikthejnë në këtë telefon me (nr.IMEI që përfundon me shifrat 587) të gjitha komunikimet nga dita e parë kur ky aparat telefoni është përdorur nga biznesmeni i fushës së basteve sportive Ervis Martinaj.
Në kushtet e anonimatit një drejtues i Task Forcës i tha Shqiptarja.com dhe Report TV se: “Po analizojmë me detaje gjithçka kemi gjetur në telefonin e të arrestuarit Ervis Martinaj. I gjithë informacioni përftuar nga ky telefon po analizohet me kujdes dhe për ne është shumë i vlefshëm për të kuptuar dhe zbuluar aktivitetin e Ervis Martinaj përpara vrasjes në ish-Bllok”.
Gjata Apelit në Tiranë, paradites të së hënës Gjykata pranoi apelin e tre prokurorëve për ta mbajtur në burg pa afat Ervis Martinajn. Seanca në apel është zhvilluar me dyer të mbyllura për arsye të sekretit hetimor, por një burim nga prokuroria thotë se prokurorët gjatë seancës së apelit kanë përmendur edhe ekspertimin që Task Forca po i bën 73,588 të dhënave gjetur në telefonin Iphone X të Martinajt.
Gjithashtu prokurorët e çështjes i thanë Gjykatës së Apelit se : “Nga veprimet e deritanishme hetimore rezulton dyshimi se është personi i regjistruar në listën e kontakteve të aparatit celular të sekuestruar Ervis Martinajt, personit nën hetim me emrin “Aldoo”, me të cilin zhvillon komunikimin në chatin e platformës Telegram të cilit i kërkohet të “…afrohet…tek dyqani i Redit…me armë”. Pra nga ana jonë dyshohet se personi me emrin “Aldoo” është pikërisht shtetasi Eljon Hato (alias Esmerald Hato)”.
Pak ditë më parë, Artan Gjermeni gjyqtarë i Gjykatë Penale e Tiranës dha një masë të dytë me vetëm 30 ditë burg për Martinajn që mbaronte me datë 4 Dhjetor. Gjyqtari Artan Gjermeni vendosi në dyshim që celulari ku ishte regjistruar komunikimi via chat me ”Aldoo” mund të ishte vërtetë i Ervis Martinaj siç pretendonte Prokuroria.
Por, treshja e prokurorëve Kreshnik Ajazi, Artan Lulaj dhe Anisa Qilimi kanë faktuar me sa duket që pikërisht ishte ai telefon i mbushur me video, foto, sms dhe numri i kontakteve ishte i Martinajt, dhe kështu kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë nga 30 ditë burg që dha gjyqtari Artan Gjermeni në burg pa afat, por kërkesa sot u pranua nga Gjykata e Apelit. Prokuroria e akuzon Martinajn si të përfshirë në konfliktin me armë brenda lokalit ‘Monopol’, në zonën e ish-Bllokut, në Tiranë, mbrëmjen e 4 tetorit, ku humbi jetën Fabiol Gaxha dhe u plagosën dy të tjerë.