Skip to content
27 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet

Minat me telekomandë në Lezhë, motër e vëlla dalin para gjykatës për masën e sigurisë… (emrat)

ShkodraWeb 4 years ago

U kapën tre ditë më parë në Lezhë, ndërsa sot dolën para gjykatës për masën e sigurisë. Gjykata e Lezhës ka dhënë sot masën e sigurisë për motër e vëlla, Amelda Elezi 21-vjeç dhe Armand Lukani 23-vjeç nga Vlora, të cilët u kapën me tre mina me telekomandë tre ditë më parë në Lezhë.

Gjykata ka vendosur sot të lërë në qeli vëllain dhe të lërë të lirë nën masën “arrest shtëpie” motrën e tij. Ndërkohë, familjarët e tyre të pranishëm në sallën e gjyqit kanë deklaruar se vëlla e motër nuk kanë lidhje me minat me telekomandë dhe se jetojnë në kushte të vështira ekonomike.

Njoftimi i policisë per arrestimin e te rinjve

Goditet një tjetër rast i tentativës për trafikim të minave me telekomandë. Finalizohet operacioni “The long way”, i ndjekur me metoda proaktive. Sekuestrohen 3 mina të montuara me telekomandë të shpërthimit në distancë, 2.3 kg lëndë narkotike e dyshuar marijuanë si dhe 1 telefon celular. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe 1 tjetër shpallet në kerkim.

Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e veprimtarive të kundraligjshme, duke vendosur përpara përgjegjësisë ligjore autorët e dyshuar, nga Sektori për hetimin e krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, falë një pune profesionale të mirëorganizuar, të ndjekur me metoda proaktive, u finalizua me sukses operacioni i koduar “The long way”, duke goditur një tjetër rast të tentativës për trafikim të minave me telekomandë. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit:– A.L. 23 vjeç, banues në Vlorë. – A. E. 21 vjeçe, banuese në Vlorë.

Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit E.E., 27 vjeç, banues në Vlorë (i dënuar më parë). Shtetasit e mësipërm u arrestuan në flagrancë në qytetin e Lezhës, pasi nga kontrolli në çantat e tyre u gjetën të fshehura 3 mina me shpërthim të telekomanduar nëpërmjet celularit, si dhe një sasi prej 2.3 kg lënde narkotike e dyshuar marijuanë.

Materialet procedurale në ngarkim të tyre u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lezhë për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve plasëse” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” parashikuar nga nenet 282/a/2 dhe 283/2 të Kodit Penal.

Continue Reading

LAJM PARA: Riatdhesohen 20 shtetas shqiptarë nga Franca në 24 orë, zëvendësministrja: Mos tentoni azil, rrezikoni…
LAJM PAS: MINUTA E FUNDIT/ Tjetër “rrjedhje” në rradhët e opozitës, kreu i FRPD-së drejt marrjes së mandatit të deputetit… (emri)

TË FUNDIT

“Një automjet i vjedhur në Shkodër…”, gazetarja e njohur jep detaje për sulmin me armë ndaj Top Channel…
  • Aktualitet

“Një automjet i vjedhur në Shkodër…”, gazetarja e njohur jep detaje për sulmin me armë ndaj Top Channel…

2 hours ago
Policia e Shkodrës prangos dy të rinj, gjatë kontrollit iu gjetën në trup sasi lënde narkotike, njërit edhe në banesë
  • Aktualitet

Policia e Shkodrës prangos dy të rinj, gjatë kontrollit iu gjetën në trup sasi lënde narkotike, njërit edhe në banesë

2 hours ago
EMRAT – PD- ja e Alibeaj përcakton kandidatët për “14 majin”, në Shkodër dhe dy bashki të tjera të mëdha…
  • Aktualitet

EMRAT – PD- ja e Alibeaj përcakton kandidatët për “14 majin”, në Shkodër dhe dy bashki të tjera të mëdha…

8 hours ago

TË FUNDIT

  • “Një automjet i vjedhur në Shkodër…”, gazetarja e njohur jep detaje për sulmin me armë ndaj Top Channel…
  • Policia e Shkodrës prangos dy të rinj, gjatë kontrollit iu gjetën në trup sasi lënde narkotike, njërit edhe në banesë
  • OPINION – Luizi, si fenomen që duhet studiuar,fillimisht nga lidershipi politik i këtij vendi…
  • EMRAT – PD- ja e Alibeaj përcakton kandidatët për “14 majin”, në Shkodër dhe dy bashki të tjera të mëdha…
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 27 mars 2023…
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 27 mars 2023…

TË FUNDIT

“Një automjet i vjedhur në Shkodër…”, gazetarja e njohur jep detaje për sulmin me armë ndaj Top Channel…
  • Aktualitet

“Një automjet i vjedhur në Shkodër…”, gazetarja e njohur jep detaje për sulmin me armë ndaj Top Channel…

2 hours ago
Policia e Shkodrës prangos dy të rinj, gjatë kontrollit iu gjetën në trup sasi lënde narkotike, njërit edhe në banesë
  • Aktualitet

Policia e Shkodrës prangos dy të rinj, gjatë kontrollit iu gjetën në trup sasi lënde narkotike, njërit edhe në banesë

2 hours ago
OPINION – Luizi, si fenomen që duhet studiuar,fillimisht nga lidershipi politik i këtij vendi…
  • Kryesore

OPINION – Luizi, si fenomen që duhet studiuar,fillimisht nga lidershipi politik i këtij vendi…

6 hours ago
EMRAT – PD- ja e Alibeaj përcakton kandidatët për “14 majin”, në Shkodër dhe dy bashki të tjera të mëdha…
  • Aktualitet

EMRAT – PD- ja e Alibeaj përcakton kandidatët për “14 majin”, në Shkodër dhe dy bashki të tjera të mëdha…

8 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.