
Vincenzo Montella është shkarkuar nga Milani pas fillimit të dobët të sezonit. Si zëvendësues i Montella-s do të jetë një nga ish-legjendat e Milanit, Gennaro Gattuso, i cili deri tani ka stërvitur të rinjtë
Klubi i Milanit është i zhgënjyer nga renditja në vendin e 7 në tabelën e Serie A, 18 pikë prapa Napolit kryesues, pavarësisht shpenzimeve të mëdha të bëra nga pronarët e rinj kinezë këtë verë, ku përmendim këtu Leonardo Bonucci-n dhe Andre Silva-n.
Ndeshja e fundit e Montella-s me Milanin përfundoi në barazim me Torinon. Në një deklaratë të lëshuar në Tëitter, klubi kuqezi shkruan: “Rrugëtimi i Montella-s mbaron këtu. Menaxhimin e ekipit të parë do ta marrë Gennaro Gattuso, që do të lërë postin e tij si trajner i ekipit të të rinjve të cilit i urojmë fat”./balkanweb/