Shkruan në Facebook aktori dhe arshivisti i Teatrit “Migjeni”, Astrit Fani: Në ecurinë e jetës kam njohur shumë njerëz, të butë, të qeshur, të dashur, korrekt, konservator, punëtorë, detaist, por, të keshë fatin të njohësh një skrupuloz i ngjizur me të gjitha cilësitë, i mbuluar me mantelin e seriozitetit dhe të qytetarisë, është fat i madh.
Ky është një nga kontributorët më të mëdhej të cilësisë së punës pas kuintave në teatrin “Migjeni”, Mikel Vuksani.
Mikeli me punën e novacionin e tij artistik, nuk është gjë tjetër , veç një shembull shembullor i vazhdimsisë së traditës familjare, ai, sëbashku me babain e tij, të ndjerin Çesk Vuksani, kanë drejtuar më shumë se 50 vite teknikën e teatrit “Migjeni”. Duhet shumë kohë të shkruash për kontributin e tyre, po, shumë….
Sot, dua t’i bie shkurt. U bëfsh 100 vjeç, artist!