Skip to content
16 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Mielli s’është dhunë, por njolla e turpit që i shkon kësaj qeverie, opozita duhet të…”

ShkodraWeb 12 April, 2018
ramaMiellUje

Nga Armand SHKULLAKU

Edi Rama dhe ministrat e tij duan edhe ta hanë gjithë byrekun e tepsisë për vete, por edhe të mos njollosen nga mielli i tij. Deri më tani, falë edhe gafave të rënda të opozitës, ia kanë dalë të mbllaçiten të qetë duke mos e prishur oreksin as nga akuzat dhe as nga skandalet që u shpërthejnë çdo ditë. Ndonëse Shqipëria klasifikohet si një vend me demokraci hibride, me një qeverisje autoritariste, me korrupsion politik të lartë, me ministra të përfshirë në trafik droge e afera korruptive, me liri shtypi të kufizuar dhe shoqëri civile të kompromentuar, kryeministri i ka qëndruar besnik shprehjes së tij të preferuar “qentë le të lehin karvani shkon përpara”.

Me një pushtet gjithnjë në rritje, të akumuluar në duart e tij, Edi Rama mendon se është i plotfuqishëm jo vetëm të abuzojë me të si të dojë, por edhe të mos e shqetësojnë ndërsa ndan copat e byrekut të “bashkëqeverisjes me qytetarët”. Prandaj ai dhe ata që mbledhin thërrimet pas tij, u tubuan në kor kundër miellit që u zbardhi kostumet sot në Kuvend. Ata nuk i durojnë dot ato njolla, sepse janë të vetëdijshëm që në sytë e shqiptarëve ato janë lakmuesi i korruptimit politik e moral që ata u kanë bërë besimit të tyre.

Ministrat dhe klonet e tjerë të Ramës, e etiketuan miellin e opozitës si dhunë, agresion i ulët, pushtim i Kuvendit, madje duke i shtuar edhe refrenin e njohur populist që ka tre vite që përsëritet, se kjo bëhet për të penguar reformën në drejtësi. I pyetur njëherë për përdorimin e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, si një mjet i dhunshëm, Albin Kurti dha këtë përgjigje: “I dhunshëm?! Po a ka diçka më paqësore se sa t’i bësh hajnat për të qarë, pa i prekur me dorë?”.

Kundrejt një qeverie arrogante, abuzive, që tenton të mbysë çdo zë kritik dhe të neutralizojë çdo qelizë të reagimit publik, që vendos për jetën e atyre që qeveris pa i përfillur ata, që e konsideron pasurinë publike si pronë të saj, një grusht miell e ca kokrra vezë nuk janë dhunë. Eshtë më e pakta që mund të bëhet e që duhej të ishte bërë me kohë.

Ndaj një qeverie që i pret rrugën drejtësisë kur bëhet fjalë për ministrat e saj, që i lidh duart prokurorisë të hetojë për vrasjen në Sharrë, për oficerët e policisë të lidhur me trafikantët apo për  koncensionet në shëndetësi, që përdor kriminelë për të fituar zgjedhjet dhe më pas i shpërblen me karrike në parlament dhe nëpër bashki, që kapet në flagrancë duke ndarë pa tender e pa garë pasurinë e përbashkët dhe që vazhdon të mos ndryshojë kurs, a ka kuptim të quhet dhunë dhe agresion njollosja e saj me dangën e turpit?

Gramoz Ruçi mund të përjashtojë dy apo të gjithë deputetët e opozitës, por nuk mund të ndalë dot procesin e njollosjes së qeverisë përpara qytetarëve. Ajo nuk është pasojë e veprimeve të opozitës, është rrjedhojë e një qeverisje që nuk i mbulon dot më njollat e veta. Opozita duhet ta tregojë atë jo vetëm në sallën e Kuvendit apo me deklarata në foltoren e PD, por çdo ditë dhe kudo. Ajo që për qeverinë është dhunë, për opozitën duhet të jetë detyrim.

Një pushtet abuziv duhet të marrë të paktën vulën e turpit, sa herë të përballet me publikun. Para kamerave, në takimet që bëhen me dyer të mbyllura, para ministrive, në Kuvend dhe në rrugë. Një grusht miell dhe ca kokrra vezë mund të shndërrohen në simbol të mosbindjes qytetare. Në reagim ndaj padrejtësive që bëhen çdo ditë. Ato mund të bëhen shenja për të dalluar ata që duan të hanë tepsinë e byrekut dhe të mos lenë gjurmë. Të paktën të mos jenë të qetë në hajninë e tyre. Dhe kjo nuk është dhunë./Lapsi.al/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Iu publikua videoja perverse ku shfaqej nudo, shkolla pezullon mësuesin nga Fushë-Kruja
Artikull pasardhës: “Dy oficerët e Bushatit hynë me armë në Parlament, përshkallëzimi më dramatik në histori”

TË FUNDIT

enea karakaci ps 2026

JO VETËM PROFIL – Enea Karakaçi, një teknicien si drejtues politik i PS- së për qarkun e Shkodrës për përmbysjen…

ShkodraWeb 22 March, 2026 0
benet beci turizmi

NGA BENET BECI – Turizmi nga potencial në realitet, Shkodra ka përjetuar një transformim të jashtëzakonshëm

ShkodraWeb 27 September, 2025 0
fatlum nurja trafiku 2025

NGA FATLUM NURJA – Trafiku dhe kosto e autostradës, i kushtojnë Shkodrës të paktën 11 MLN euro në vit

ShkodraWeb 12 August, 2025 0

TË FUNDIT

  • IN MEMORIAM – Një vit nga ndarja nga jeta e ish- deputetit dhe ish- rektorit të UNISHK, Menduh Derguti… 15 April, 2026
  • EMRI – Peshkonte me kallam dhe bie në kontakt me rrymën elektrike, humb tragjikisht jetën 46- vjeçari… 15 April, 2026
  • VIDEO – Bashkia e Shkodrës reagon për shembjen e një pjesë të lokalit në zonën e pedonales së qytetit 15 April, 2026
  • NGA ERVIS KRYMBI – 47 vite nga tërmeti i 15 prillit 1979, pasojat e rënda dhe rindërtimi… 15 April, 2026
  • 59- vjeçarja dërgohet me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, konsumoi mbidozë ilaçesh… 15 April, 2026
  • FOTO TË RRALLA ME NGJYRA – 15 prill 1979, termeti që zgjoi frikshëm Shkodrën, në kujtesën e drejtuesit lokal komunist të kohës 15 April, 2026
  • DETAJET – Kryeministri Rama thirret si dëshmitar në Gjykatën e Posaçme, ja cila është çeshtja në gjykim 15 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 15 prill 2026… 15 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 15 prill 2026… 15 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 15 prill 2026… 15 April, 2026
  • “Xhaxhi Enver ka me e marrë n’gji Kosovën”, aktori Çun Lajçi tregon ndodhinë në Shkodër në 1978 me bukën… 14 April, 2026
  • VIDEO – Lirimi i hapësirave publike në qytetin e Shkodrës, aksioni vijon në bulevardin “Zogu i Parë”… 14 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

menduh derguti 2025

IN MEMORIAM – Një vit nga ndarja nga jeta e ish- deputetit dhe ish- rektorit të UNISHK, Menduh Derguti…

ShkodraWeb 15 April, 2026 0
ure shenkoll lezhe 2026

EMRI – Peshkonte me kallam dhe bie në kontakt me rrymën elektrike, humb tragjikisht jetën 46- vjeçari…

ShkodraWeb 15 April, 2026 0
mirsad basha lokaliiii bashkia 2026

VIDEO – Bashkia e Shkodrës reagon për shembjen e një pjesë të lokalit në zonën e pedonales së qytetit

ShkodraWeb 15 April, 2026 0
vis krymbi 15 prill 1979

NGA ERVIS KRYMBI – 47 vite nga tërmeti i 15 prillit 1979, pasojat e rënda dhe rindërtimi…

ShkodraWeb 15 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.