Skip to content
19 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“M’i ka marrë kunata dhe djali i saj”, erdhi me pushime në Velipojë por i vodhën 10 mijë euro dhe bizhuteri, flet e akuzuara…

ShkodraWeb 21 February, 2022
emiljana vjedhje velipoje

Punoi me shumë mund emigrante në Itali së bashku me familjen e saj për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. Me një çantë kursime në duar dhe bizhuteri një 37-vjeçare nga Shkodra erdhi me pushime në Velipojë verën e kaluar. Por në vend që të pushonte e të relaksohej 37-vjeçarja pësoi një shok emocional.

Makinën ia kishin hapur me forcë dhe i kishin vjedhur kursimet e jetës. Pavarësisht se policia nuk ka një emër për autorin 37-vjeçarja e njeh atë. Gruaja ka treguar sot në emisionin “Me zemër të hapur” të gazetares Evis Ahmeti në News24 se dijeni për paratë kishte vetëm kunata dhe djali i saj, ndaj dhe i akuzon si autorë të vjedhjes.

“Erdha në shtëpi më 10 gusht, kam qëndruar në Velipojë. Nuk kisha shtëpi dhe lekët i mbaja në makinë. Janë lek gjaku. I mora me vete t’i fusja në bankë. Kisha 10 mije euro dhe 3 mijë euro bizhuteri. Dijeni për këto kishin vetëm kunata dhe nipi i burrit. Ata nuk e dinin sa para ishin, por më panë kur unë merrja lekë nga makina. Një herë më panë se u dhashë 40 euro dhe i mora nga makina”, deklaroi Emiljana.

Nga ana tjetër kunata mohoi akuzat dhe tha se ka qenë e hapur për hetime dhe i ka bërë madje be. Ajo tha se nëse i ka hak i jep dyfish të shumës, duke u betuar mbi 5 fëmijët.

“Kur i humbi lekët më tha më bëj be, i bëra, por nuk besoi dhe shkoi në polici. Ka nxjerr fjalë se i kanë hapur makinën. Kam qenë e hapur të hetohem. Nëse i kam hak, ua jap dyfish betohem mbi 5 fëmijët tim. Paratë asaj ia kanë marrë lavazheve ku çon makinën e i lë paratë grumbuj-grumbuj”, tha kunata.

Por sipas 37-vjeçare, kunata bën be të rreme. “E ka treguar kur ka pasur probleme me djalin e saj, me incizime. Punoj me djersë edhe pse jam e sëmurë. Askush nuk e dinte që unë kisha lekë. Nëse nuk i kanë marrë kunata ajo është hjekse për dikë tjetër”, tha ajo.

Kunata solli në vëmendje dhe bashkëshortin e 37-vjeçares dhe tha se ai e di si është ngjarja. “Po pse flet vetëm Emiljana, a ka burrë kjo apo jo. Burri i saj nuk flet se e di si është ngjarja”, u shpreh kunata.

Post navigation

Previous: “E pashë në internet që është gocë”, Eduarti ironizon lajmet për shtatzaninë e Arbanës: Ne nuk e kemi parë akoma…
Next: Dita Ndërkombëtare e Guidave Turistike, Universiteti i Shkodrës ofron mundësi për formim e më pas punësim…

TË FUNDIT

ervin dushi 2026

VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon

ShkodraWeb 18 May, 2026
mark molla unishkk 2026

Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK

ShkodraWeb 18 May, 2026
shkodra youth cup 2026

VIDEO – Përfundon “Shkodra Youth Cup”, morën pjesë 14 ekipe, fitues u shpall gjimnazi “Oso Kuka”…

ShkodraWeb 18 May, 2026

TË FUNDIT

  • VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon 18 May, 2026
  • Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK 18 May, 2026
  • VIDEO – Përfundon “Shkodra Youth Cup”, morën pjesë 14 ekipe, fitues u shpall gjimnazi “Oso Kuka”… 18 May, 2026
  • DOKUMENTI – Ervin Salianji ankesë zyrtare për përjashtimin nga gara në PD, ja çfarë kërkon ish- deputeti 18 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • FINAL 4 – Vllaznia me fat, mbetet në krye të Superiores, Egnatia shemb me “poker” Elbasanin… 17 May, 2026
  • FIFA tjetër “shuplakë” Vllaznisë, i bllokon sërish merkaton pasi nuk shleu detyrimet për gjyqet e humbura… 17 May, 2026
  • FENOMENI – PD rrezikon të humbë mbështetjen e gjysmës së popullsisë shqiptare, vajzava dhe grave… 17 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 17 maj 2026… 17 May, 2026
  • Bullgaria fiton Festivalin Europian të Këngës, Alis me “Nân” renditet vetëm në vendin e 13- të… 17 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

ervin dushi 2026

VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon

ShkodraWeb 18 May, 2026
mark molla unishkk 2026

Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK

ShkodraWeb 18 May, 2026
shkodra youth cup 2026

VIDEO – Përfundon “Shkodra Youth Cup”, morën pjesë 14 ekipe, fitues u shpall gjimnazi “Oso Kuka”…

ShkodraWeb 18 May, 2026
salianji ankese pd zgjedhje berisha 2026

DOKUMENTI – Ervin Salianji ankesë zyrtare për përjashtimin nga gara në PD, ja çfarë kërkon ish- deputeti

ShkodraWeb 18 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.