“Metoda të Sigurimit të Shtetit në RTSH…”, Jetmir Shpuza publikon foton me ish- drejtorin Gëllçi dhe flet për pushim nga puna…

Prej disa kohësh situata në RTSH është deri diku anormale. Drejtori i Përgjithshëm Thoma Gëllçi është shkarkuar pasi i ka mbaruar mandati dhe kompetencat e tij i ushtron nëndrejtori Martin Leka, edhe ai me mandat të përfunduar por akoma në detyrë. Kjo situatë është reflektuar edhe në marrëdhëniet e krijuara në staf, sidomos në nivele drejtuese.

Ish- gazetari i njohur shkodran, Jetmir Shpuza, drejtor i Transmetimeve Lokale në RTSH nga 2017- a, denoncon metodat që përdoren për ta larguar atë nga puna. Sipas një publikimi të tij në Facebook, paguhen njerëz që të gjurmojnë ish- drejtorin Gëllçi se me kë takohet e pi kafe nga stafi i RTSH -së. Shpuza publikon edhe emra konkretë, ndërsa shton se “këto janë metoda të Sigurimit të Shtetit”.


LEXONI EDHE: Disa ditë më parë denoncoi “metodat e Sigurimit të Shtetit në RTSH”, propozohet “shkurtimi i vendit të punës” për Jetmir Shpuzën…

PUBLIKIMI I JETMIR SHPUZA NË FACEBOOK

Nuk e dija se në RTSH paguhen njerëz me rrogë për të gjurmuar ish- drejtorin Thoma Gëllçi se me kë pi kafe. Fotoja e parë është bërë te Rogneri përtej xhamit dhe e ka administruar Leka Bungo, kryetari iKëshillit Drejtues, i cili ia ka dërguar Martin Lekës, nëndrejtorit dhe një anëtari të Këshillit si argument që unë duhet të pushohem nga puna urgjent, pasi po rri me armikun e “kllasës”. Këto janë metoda të Sigurimit të Shtetit, që me sa duket kanë filluar të futen në RTSH me ardhjen e njeriut me hije nga e kaluara. Ne bëmë një foto vetë, të dytën, që ta kenë më të qartë, jo ashtu turbull. Respekte!