Presidenti Ilir Meta ka uruar mësuesit e gjithë vendit me rastin e “7 Marsit”. Në këtë ditë të veçantë, Kreu i Shtetit ka zgjedhur të publikojë një foto të rrallë nga koha kur ai ishte nxënës në shkollën fillore.
“Sot në Ditën e Mësuesit, dua t’ju uroj nga zemra të gjithë mësuesve, pedagogëve dhe profesorëve shqiptarë: Gëzuar 7 Marsin, ditën e nderimit të madh të veprës suaj të ndritur. Mirënjohja, dashuria e respekti do të shoqërojnë përjetësisht punën dhe misionin tuaj fisnik”, shkruan Presidenti Meta.