ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

“Meta ka vetëm një arsye…”, Rama në Parlament: Presidenti lëshoi një re kaq të madhe nga pantallonat për datën e zgjedhjeve…

Sipas Ramës, Ramës, Presidenti u keqpërdor ose u vetëpërdor duke kapërcyer mbi Kushtetutën e vendit.

Rama në Kuvend: Për cilën arsye në botë, Presidenti duhet të bashkohej me zjarrvënësit dhe telashin e historisë, Berishës në përpjekjen e fundit për të ri djegur dhe bërë lëmsh vendin

Për cilën arsye në botë Presidenti i vendit duhet të bëjë një trullues qesharak shkaqesh të paqena për të sajuar një budallallëk që do të shënohej si rast unikal, ka vetëm një arsye që i shpjegon të gjitha më dy fjalë, Ilir Meta, të kërkosh jashtë këtyre dy fjalëve shkaqet e kësaj marrëzie antikushtetuese është e kotë.

Pse u përdor, keqpërdor apo vet përdor Presidenti duke kapërcyer mbi Kushtetutë dhe duke fluturuar tej kufirit të imagjinatës si plumb qorr për të vrarë zgjedhjet në mes të fushatës dhe pse nuk e shfrytëzuam këtë për të ndaluar fushatën dhe pritur si gomari kur të mbijë bari ditën kur ti mbushej mendja partive të Saliut dhe Ilirit për të pasur datë të re zgjedhjesh,

Po e filloj nga vetja meqë bëhet përpjekje e madhe për të më faturuar mua zgjedhjet pa kundërshtarë kryesor dhe për ta devijuar logjikën e kësaj duke e trajtuar si pasojë të kokëfortësisë, autoritarizmit çmendurisë deri edhe në qëllim të fshehtë djallëzor për të provokuar konflikt në Shqipëri.

Çfarë interesi ngushtësisht personal e politik kam unë që të jem kaq i patundur nga bindja se kjo nuk është koha për vete por për fushatë. Këto zgjedhje janë vendore, PS në rang vendor qeveris 75% të territorit, dhe drejton thuajse të gjitha bashkitë, shumica jonë parlamentare është solide dhe mbështetja për mua dhe qeverinë është e palëkundur, qeveria ka njëmijë probleme për tu adresuar, ekonomia goditet, turizmit dëmtohet.

Dhimbje jo e vogël, se ecja në rrugën e 30 qershorit ku nuk kamë asnjë lloj interesi të ngushtë të kthehem në pengesë për qetësimin e situatës dhe asnjë pengesë sikur zgjedhjet të shtyhen qoftë edhe në pafundësi, madje po të isha ngushtësisht i interesuar për mua, personalisht, për karrigen time, por edhe qeverinë tonë, do isha i pari që të hidhesha përpjetë nga gëzimi që presidenti lëshoi një re kaq të madhe nga pantallonat për datën e zgjedhjeve.

Laja duart dhe thoja bravo zoti President absolutisht dakord, ç’firma juaj na e hoqi dhimbjen e kokës, këtu jemi i bëjmë zgjedhjet kur të biem të tërë dakord, ose ia lija fajin Ilirit për ndërprerjen e fushatës duke thënë jazëk të qoftë, ngrija duart lart para shqiptarëve dhe dilja si burrë i urtë dhe i pafajshëm në një lojë marrëzie politike.

Për ta çuar deri në fund absurdin, Shpëtoja unë, nga zgjedhjet të tjera, se me këtë precedentë na jepet mundësi të thoshim nuk duam zgjedhje se ashtu e kemi një punë, se kemi informacione për sulm bërthamor ndaj vendit.

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.