Me kërkesë të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati, është zhvilluar sot në presidencë një takim mes këtij të fundit dhe kreut të shtetit Ilir Meta. Takimi është zhvilluar mëngjesin e sotëm dhe ka zgjatur disa minuta.
Biseda e Bushatit dhe Metës është përqëndruar te letër-këmbimet për plotfuqishmërinë lidhur me nisjen e negociatave për një marrëveshje ndërkombëtare mes Shqipërisë dhe Greqisë. Të dyja palët kanë sqaruar pozicionet përkatëse.
Disa ditë më parë Meta tha se kishte kërkuar sqarime të mëtejshme nga MEPJ. Sot Meta takoi edhe ambasadoren e Greqisë në Tiranë.