ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

Mësuesja jep mësim me “burka”, reagon hoxha nga Peja: Është adet arab, duhet me u ndalu…

Hoxha nga Peja, Drilon Gashi, thotë se burka duhet të ndalohet sepse është adet arab dhe se nuk është rit fetar. Ky reagim i hoxhës erdhi pas lajmit se një mësuese në Luginën e Preshevës mësonte fëmijëve e veshur me burkë.

Loading...

Burka nuk është urdhër as kuranor dhe as fjalë e profetit Muhamed. Më shumë është adet arab që është futur në fe dhe tash po konsiderohet si rit fetar“, ka thënë hoxha Drilon Gashi për Gazetën Express.

Ndërsa lidhur me rastin e mësueses me burkë, hoxha Drilon Gashi vazhdon më tej duke thënë se kjo është e paarsyeshme pasi para fëmijëve nuk lejohet as shamia e jo më burka.

Veshja e burkës në klasë është më e arsyeshme me u ndalu. Kjo sepse nxënësi kur e sheh mësuesen me burkë, ai mund të frikësohet. Madje para fëmijëve nuk është e obliguar as shamia, e lëre më burka“, është shprehur hoxha.

Loading...
Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.