Mësoni disa lëvizje për formë të mirë trupore, nëse nuk ju pëlqen palestra…

Më stinën e bukur të verës, jo gjithnjë ekziston dëshira për t’u mbyllur në palestër. Nga ana tjetër duhet të jemi në formë për kostumin e banjos, ndaj kemi disa këshilla për ju se si të kryeni lëvizje për të mbajtur trupin në formë, pa qenë nevoja të mbylleni në një palestër.

Duhet fare pak: një gjysëm ore ushtrimesh fizike në park në fund të ditës, duke shfrytëzuar orët më të freskëta dhe dritën e ofruar nga netët e para të verës, mbase në shoqëri të mikeshave, të cilave mund t’i dedikoheni për t’u rikthyer në formë.


Shkallët dhe Hapat: Janë zgjidhja më e mirë për të humbur peshë.

Shrytëzoni familjen: Kush ka fëmijë e di mirë që të luash me ta, është një gjimnastikë e mrekullueshme.

Biçikleta: Keni menduar ta përdorni si mjet transporti biçikletën?

Litari: Një stërvitje e shkëlqyer dhe e thjeshtë për t’u praktikuar është hedhja me litar.

Stoli: Guruja i fitnessit është ai që quhet “bench workout”, apo ndryshe “stoli i stërvitjes”.

 ABCOM ║ VODAFONE