Davide Astori, futbollisti dhe njëkohësisht kapiteni i Fiorentinës humbi jetën ditën e sotme si shkak i një ataku kardiak. Lajmi i kobshëm ka prekur miliona futbolldashës në botë, por më keq padiskutim e kanë përjetuar miqtë dhe të afërmit e 31-vjeçarit.
Në Spanjë, në ndeshjen e orën 12:00 mes Levante-s dhe Espanyol, lajmi mbërriti teksa ndeshja po luhej. Futbollisti i Espanyol, Carlos Sanchez, u shokua shumë për këtë ngjarje saqë humbi ndjenjat në fushën e lojës. Kjo pasi kolumbiani dhe Astori kanë luajtur për disa sezone së bashku kur të dy ishin pjesë e Fiorentinës.
“Carlos Sanchez është mirë, por ishte një lajm dramatik për të ngjarja e ndodhur së fundmi”, është shprehur Viktor Sanchez, kapiteni i Espanyol./balkanweb/
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim!