Mësohet data, ja kur do të jetë Berisha në Shkodër me “Foltoren” e tij dhe ku zhvillohet takimi…

Ashtu siç ishte paralajmëruar, këtë fundjavë ish- kryeministri Berisha do të jetë në Shkodër me “Foltoren” e tij. Lajmi është bërë publik përmes një publikimi në Facebook nga Ervin Gjini, antar i Kryesisë së PD- së Shkodër dhe kryetar i Grupseksionit 3/2. Në publikimin e tij, Gjini shkruan:

“Pasnesër, e premte, te kinema “Millennium”, ora 18°° me doktor Sali Berishën, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë e më të hapur.”, përcjell në postimin e tij antari i Kryesisë së PD- së Shkodër Ervin Gjini.


Njoftimin për takimin e Berishës në Shkodër, e ka shpërndarë edhe Arben Lushaj, antar i Kryesisë së PD- së Shkodër dhe kryetar i Grupseksionit 4/4. Në publikimin e tij në Facebook, Lushaj shkruan:

“Diten e premte ora 18::00, Legjenda e Shqiperise, Prof dok Sali Berisha! Mban foltoren ne Shkoder, Ne kinema Millenium! Ashtu sic e ka pasur cdo here zakon, Shkodra te pres Burrin e Shtetit, Te gjithe Anetar demokrat e qyretare ,te jemi aty ku e verteta flet!”, shkruan Lushaj.

Ditën e sotme, e mërkurë, Berisha me “Foltoren” e tij do të jetë në Durrës, ndërsa të premten do të jetë në Shkodër, në atë që konsiderohet bastion historik i Partisë Demokratike. Pritet të shihet mbështetja që do të gjejë ish- kryeministri dhe ish- kryetari i PDSH- së në takimin e Shkodrës. /ShkodraWeb/