Skip to content
5 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Mesazhi i kengetarit shkodran pas vrasjes se 22- vjecarit: Kontrolloni femijet!

ShkodraWeb 2 August, 2017
IMG_2560
Shkruan ne Facebook kengetari i njohur shkodran Sidrit Bejleri: JU LUTEM VEMENDJE!
Nuk është hera e pare që e them:
Ju lutem prindër, kontrolloni fëmijët çfarë shohin dhe çfarë dëgjojnë, sepse këtu zë fill brumosja e tyre dhe ajo çfarë do bëjnë në të ardhmen. Po ju serviret “muzikë” që nuk është muzikë, nga njerëz që i thonë vetes “artistë”. Tekste bastarde që i “shkruajnë” tipa që dyshoj në dinë të shkruajnë edhe emrin e tyre. Kuptojeni një herë e mirë që ata duan të shesin “muzikën” dhe “tekstet” e tyre, por po shkatërrojnë brezin e sotëm dhe jo vetëm. Fëmijë dhe adoleshentë që këndojnë me shpirt llumin që përçohet nga tregtarë të shpifur që në thelbin e ditës së tyre kanë vetëm paranë, duke harruar se kanë fëmijë vete ose do kenë një ditë.
Po na krijojnë modë dhunën, po na i thurin lavde drogës, prostitutave dhe lakuriqësisë. Po mundohen të na mbushin mendjen se e keqja është e mirë, se alkoli dhe droga të burrërojnë, se imoraliteti duhet të jetë kult i ditëve tona duke harruar që familja është e shenjtë dhe një ditë nuk do donin as ata që t’u cënohej.
Sot gjykoj si prind, por edhe si një person që para pothuaj 20 vitesh isha në moshën e atij djali që mbrëmë ndërroi jetë nga një zënkë banale…
Nuk do i uroja askujt të ishte në vendin e familjes së viktimës ose të vrasësit!
Kontrollojini që në fëmijëri!
Muzika është profesioni im dhe ndikon shumë, më besoni. Mesazhi i saj kthehet në mënyrë të jetuari dersa njeriu fillon dhe kupton realisht, pra piqet!
Të gjithë duam më të mirën për fëmijët tanë.
Gjërat e mëdha bëhen duke filluar nga të voglat!
Drejtojini tek e Vërteta, larg gënjeshtrave të përditshme që gjenerojnë vetëm urrejtje dhe shkatërrim të vlerave!
Helmimit të trupit edhe mund t’ja gjejmë ilaçin, por helmimi i shpirtit vetëm në një vend e ka shërimin…
Me dashamirësi. /ShkodraWeb/
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Berisha denoncon “skllaverine ne shtetin e Norieges, fillimisht ne zonen e tij elektorale”
Artikull pasardhës: Shqiptari ish- te dashures: Te pres koken po te pashe me dike tjeter…

TË FUNDIT

vllaznia- tirana 2026

VIDEO – “Klasikja” e futbollit shqiptar ngjyroset kuqeblu, Vllaznia mund me përmbysje Tiranën…

ShkodraWeb 27 February, 2026 0
dinamo vllaznia 2026

VIDEO – Vllaznia e dyta, vetëm 2 pikë larg Egnatias kryesuese, kuqeblutë mundin Dinamon në Tiranë…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
altinnnn ndoci 2026

Arrestohet drejtori i shkarkuar i burgut që iu arratis i burgosuri, masë sigurie edhe për doktoreshën…

ShkodraWeb 16 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Makina përplaset me motorin në Shkodër- Muriqan, përfundon në spital i plagosur 66- vjeçari… 5 March, 2026
  • “Tash e tutje, le të flasë populli!”, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani kerkesë Kuvendit për zgjedhje direkt të presidentit 5 March, 2026
  • Pengimi i ekzekutimit të vendimeve gjyqësore, SPAK jep pretencën për ish- kryebashkiakun Spahia… 5 March, 2026
  • Gjykata e Shkodrës liron protestuesit e Baks- Rrjoll por u ndalon të protestojnë kundër resortit në Velipojë 5 March, 2026
  • Kuvendi miraton ndryshimet në qeverinë Rama pa praninë e tij, shkarkimet dhe emërimet marrin mbi 80 vota 5 March, 2026
  • Ish- kryetarja e Kuvendit voton kundër shkarkimit të ministres socialiste, Topalli tregon çfarë ka ndodhur… 5 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 5 mars 2026… 5 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 5 mars 2026… 5 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 5 mars 2026… 5 March, 2026
  • NJOFTIMI – Shqiptarët që duan të kthehen nga Irani në Shqipëri, të kontaktojnë ambasadën tonë në Turqi… 4 March, 2026
  • VIDEO – Vllaznia bën detyrën përballë Bylis, kuqeblutë në katër ekipet më të mira të Kupës së Shqipërisë 4 March, 2026
  • “Të bashkohemi kundër kreut të kësaj organizate kriminale”, Berisha njofton datën e protestës së radhës… 4 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

minuta fundit

MINUTA E FUNDIT – Makina përplaset me motorin në Shkodër- Muriqan, përfundon në spital i plagosur 66- vjeçari…

ShkodraWeb 5 March, 2026 0
vjosa osmani 2023

“Tash e tutje, le të flasë populli!”, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani kerkesë Kuvendit për zgjedhje direkt të presidentit

ShkodraWeb 5 March, 2026 0
bardh spahia spak 2026

Pengimi i ekzekutimit të vendimeve gjyqësore, SPAK jep pretencën për ish- kryebashkiakun Spahia…

ShkodraWeb 5 March, 2026 0
vendimi baks rrjoll gjykataaaa 2026

Gjykata e Shkodrës liron protestuesit e Baks- Rrjoll por u ndalon të protestojnë kundër resortit në Velipojë

ShkodraWeb 5 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.