Shfaqja e Flori Mumajesit në Djela shqiptare në kuadër të konkurimit të ‘Kënga Magjike’ ka rikthyer edhe njëherë debatet lidhur me komunikimin “sekret” përmes muzikës që ai mban me ish partneren e tij Elvana Gjata. Flori prezantoi dje krijimin e vet më të ri “Plas” ku këngëtari tregonte se shpirti i tij po plaste ngaqë personazhi dhe ish e dashura e tij nuk kishin për tu parë më bashkë : “S’kena me u pa mo bashk ,Shpirti im e di po plas, Nuk kena me u pa mo, ‘E ke mirënjohjen time përjetësisht’ këndohej në skenë ndërsa në skenografinë virtulale që projektohej pas shpinës së tij shumëkush tendoi të dallojë skicimin e një portreti femëror që nuk i ngjante askujt tjetër veçse Elvana Gjatës (video poshte).
Kaq u desh, nisur dhe nga fakti se muzika, teksti dhe gjithçka në këtë këngë u realizua nga vetë ai, që në media të shpërthenin pandehmat për lidhjen e tij të vjetër (shiko poshtë).
Por koincidencat nuk përfundojnë këtu. Edhe pak ditë më parë Flori nxori një këngë tjetër me titull: “Ia ke bo vetes” menjëherë pasi Elvana Gjatë u përshi në ngjarjen e krimit në bllok pas të cilit u bë e ditur publikisht edhe fejesaj e saj me të shpallurin në kërkim Ervin Mata.
Në tekst thuhet: “T’i kisha dhon ma t’mirat e jetes S’ma ke bo mu, ja ke bo vetes ‘.
Por këto janë vetëm këngët e florit të cilat gjerësisht publiku i ka komentuar si evokim të lidhjes së tij të ndërprerë me ish partneren. Nga ana tjetër edhe për albumin e fundit të Elvana Gjatës aludimet nuk kanë munguar.
Pas shkëputjes nga grupi Threedots, Elvana Gjata vazhdoi karrierën solo, duke sjellë një bashkëpunim me DJ e njohur David Guetta, Forever is Over(përgjithmonë ka mbaruar).
Një këngë që u përfol shumë , pasi është kënga e parë e publikuar që nga koha e shkëputjes nga Threedots. Aty thuhet: ‘Kur përgjithmonë të ketë mbaruar,kthehu pas në rrugëtimin tonë, mos harro çdo gjë që kemi kaluar’.
Elvana nuk vonoi shumë dhe solli për publikun një koncert recital ku këndoi këngët e albumit të saj të ri. Këngë që vërviteshin të gjitha rreth ndarjes, vuajtjes dhe lamtumirës.
Për këtë u aludua fort në media, se kenget i kushtoheshin Flori Mumajesit.
Rreth këtyre aludimeve ka folur bashkëpunëtori dhe kompozitori Pirro Çako. Ai ka deklaruar se vetëm kënga “Më fal” është shkruar e gjitha nga Elvana Gjata, pasi donte të kishte nje këngë të sajën. Refreni i këngës ngjalli sërish shpresa te fansat, dhe komente se dedikimi i këngës është për Florin. Ishte pikërisht kënga “Më fal” ku pjesa në të cilën u përlot Elvana ishte: “S’më fal ti unë e di më shumë ku të kam vrarë nuk desha besom, nuk desha”..
Pikërisht pas nxjerrjes të albumit, koncertit recital dhe bujës që bënte në rrjetet sociale për jetën e saj përrallore, ku një natë në një dhomë hoteli në Paris i kushtonte 18 mijë euro.
Elvana Gjata kaloi nga salloni i famshëm i vanitozëve të shou bizit shqiptar, nga emisioni i Ermalit. Ajo tregoi se pse pas 15 vitesh bashkëpunimink u shkëputut me ish partnerin e saj Flori Mumajesin dhe “Threedots”.
“Gjithçka që ndjej është mirënjohje dhe do të jetë një mirënjohje që nuk do të ndryshojë asnjëherë. Unë jam rritur dhe formuar artistikisht prej tij dhe kam mësuar shumë prej tij dhe nuk do ta ekzagjeroja aspak nëse do të thoja se ne të dy për kaq vite sa kemi punuar kemi bërë revolucion në muzikën shqiptare, në performacë dhe këngë”- ka thënë Elvana. Ajo tha se nuk i harron kurrë rrënjët, mirëpo tani i duhet të ndjekë dritën.
Në kulmin e suksesit të vet, deri sa të ndodhte ngjarja fatkeqe që e shndërroi atë nga një personazh të kronikës rozë në një subjekt të kronikës së zezë, Elvana nuk u lodh së lëshuari mesazhe të koduara për Florin. Ndërsa tani kur duket sikur ajo ka rënë përkohësisht në fatkeqësi, sikur emri i saj u përlye me gjëra që nuk i takojnë, sikur zgjedhjet sentimentale po i lëkundin reputacionin, është radha e Florit të shfaqë artin e vet. Dhe ai e bëri këtë një të dielë të zakonshme shqiptare duke kënduar se po i plaste shpirti ngaqë nuk do ta shihte më kurrë ish të dashurën e tij. /Lapsi/