Ditën e sotme, SPUSH- Sindikata e Punonjësve të Universiteteve Shqiptare ka njoftuar një protestë kombëtare në Tiranë, në mbështetje të peticionit me 9 kerkesa drejtuar qeverisë.
Ndryshe nga herët e tjera, duket se protesta është më e organizuar. Kjo mësohet përmes një mesazhi që u është dërguar me email pedagogëve, në formën e një ftese për të marrë pjesë në protestë.
“Të nderuar kolegë,
Si pasojë e qendrimit të kryeministrit, nesër është thirrur protestë kombëtare në Tiranë.
Ju lutem që të bëheni pjesë e protestës në mënyrë që zëri jonë të dëgjohet. Besoj se çeshtja ka arritur jehonën e duhur dhe jemi në rrugën e duhur.
Sindikatë do të mbulojë transportin për në Tiranë (merrni bukë me vedi).
Për çdo gjë kontaktoni me përfaqësuesit e fakultetit ose më shkruani direkt në numrin e telefonit 069…67…5.”, thuhet në njoftim.
Porosia “merrni bukë me vedi” është disi e veçantë, duke lënë të kuptohet se protesta mund të zgjasë, ndoshta duke qendruar të tubuar për një kohë të gjatë në shesh. /ShkodraWeb/