Merr zjarr makina, digjet brenda drejtuesi- ne gjendje te rende ne spital

Një automjet është përfshirë nga flakë ditën e sotme në Bulqizë, në Qafën e Buallit.
Mësohet se drejtuesi i saj, Shkëlqim Çela, rreth 50 vjeç nga Kruja, ka pësuar djegie në 70% të trupit, ndërsa është nisur drejt Tiranës.
Ende nuk janë zbardhur shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje, por menohet që shkak të jetë bërë një defekt në automjet, ndërsa po punohet për zbardhjen e saj.