
Themeluesi i Wikileaks Julian Assange është vënë në pranga në ambasadën e Ekuadorit në Londër. Sipas BBC-së, Assage mori strehim në ambasadë 7 vite më parë për të shmangur ekstradimin në Suedi pas akuzave që i erdhën nga një grua.
Nga ana tjetër policia metropolitane shprehet se ai është marrë nga forcat e sigurisë dhe do të shfaqet ne gjyq sa më shpejt të jetë e mundur.
Më herët ambasada e Ekuadorit në Londër tha se po përgatitet të dëbojë themeluesin e Wikileaks, Julian Asange dhe duket se ka arritur në një marrëveshje me Britaninë e Madhe për arrestimin e tij.