Një shtëpi private në afërsi të shkollës së mesme “Oso Kuka” në Shkodër është djegur. Në momentin e rënies së zjarrit askush nuk ishte brenda ndërsa dy fëmijë sapo ishin nisur në shkollë.
Zjarri mendohet se ka ardhur nga një pakujdesi duke qenë e zonja e shtëpisë mund të ketë harruar ndonjë prej pajisjeve elektrike ndezur. 3 zjarrfikëse dhe efektivë policie janë në vendngjarje për të shuar flakët.
Shtëpia është djegur totalisht në 3 dhomat e saj. Një grua në moshë të re kishte me qira banesën dhe fatmirësisht të gjithë familjarët kanë shpëtuar. Zjarrfikëset po ndërhyjnë nga të gjitha anët e shtëpisë për të shuar flakët.
Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
Ju mirëpresim!