ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

“Menjanimi i Bushatit jo për diferencat e tij me Ramën për Kosovës…përshtatje me Shkodrën ruralisht të rinuar”

Nuk mendoj se jane te sakta analizat se menjanimi i Ditmirit nga kreu i PS Shkoder ka te bej me diferencat e tij me Ramen ne lidhje me kufijte e Kosoves e ku di une çfare tjeter teme madhore. Te kuptohemi, mund te luajne dhe keto nje fare roli, por vetem margjinal.

Percaktues ishte rezultati tejet i dobet elektoral, pjesmarrja e ulet ne votime, paaftesia e PS te mobilizoj masen shkodrane, ate te regjistruar si te tille e kam fjalen.

Dhe e gjitha kjo ka nje mbrapaskene reale qe me sa duket Rama e ka kapur:

Shkodra ka pesuar ndryshime te medha demografike, prurjet rurale kane kapur, blere, “trasheguar” apo fituar me merite qe nga trojet qendrore, institucionet e deri shumeçka ne infrastrukturen materialo-shpirterore te qytetit. Dhe ne kete kuader social Ditmir Bushati & Co. nuk ngjit, ashtu si fundqershori tregoi. Prandaj duhej nje Valdrin, nje pershtatje me ndryshimet ne qytetin e lashte tashme (ruralisht) te rinuar. /Postuar në Facebook nga Roland LUÇI, ish- futbollist i Vllaznisë dhe Kombëtares/

Loading...
Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.