Bashkia e Shkodrës kërkon opinionin e qytetarëve në territor për projektplanin buxhetor afatmesëm. Për këtë qëllim, ka shpërndarë në faqen zyrtare në Facebook një pyetsor të gjërë, i cili mund të plotësohet online për pak minuta. Në pyetsorin për konsultim publik, janë disa pyetje, sipas sektorëve të ndryshëm. Ky pyetsor përbën një risi dhe rrit më shumë peshën e qytetarëve në përcaktimin e prioriteteve të qeverisjes vendore.
MESAZHI I PLOTË I BASHKISË SHKODËR
Te dashur bashkëqytetarë,
Drafti i Projektplanit Buxhetor Afatmesëm synon te paraqesë parashikimet e Bashkisë Shkodër për mbledhjen e të ardhurave si dhe përkthimin e tyre në shërbime dhe investime për komunitetin vendor të territorit të saj.
Ky projektplan i ofron mundësinë qytetarëve, bizneseve dhe të gjithë aktorëve në nivel vendor të njihen dhe të kuptojnë konkretisht së çfarë synon të realizojë bashkia me financat e saj gjatë 3 viteve të ardhshme.
Pyetësori për konsultim publik përmban pyetje mbi:
– Mirëmbajtjen, shërbimet dhe investimet në Arsim;
– Shërbime të kujdesit social ;
– Aktivitete për trashëgimia kulturore, eventet artistike dhe kulturore;
– Aktivitete për rininë;
– Menaxhimi i mbetjeve;
– Mirëmbajtjen dhe investimet në rrjetin rrugor urban dhe rural;
– Transporti publik;
– Mirëmbajtjen dhe investimet në ndriçimin rrugor;
– Menaxhimin e Infrastrukturës së ujitjes dhe kullimi.
Për t’ju përgjigjur pyetsorit të Bashkisë së Shkodrës, duke dhënë kontributin tuaj qytetar për sot dhe për nesër, mund të klikoni në linkun KËTU.