“Memecëria, bindja e verbër dhe futja në rrjesht janë asfiksim”, deputetja Albana Vokshi reagon pas shkarkimit të Nokës nga Basha

Albana Vokshi, kryetare e Komisionit të Shëndetësisë, ka reaguar lidhur me shkarkimin nga nënkryetari i Komisionit të Sigurisë Flamur Noka, me vendim të kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Vokshi duket se ka dalë kundër kreut të PD-së Lulzim Basha me vendimin e këtij të fundit për shkarkimin e Nokës. Nënkryetarja e PD-së shkruan se liria dhe demokracia e brendshme janë oksigjeni që mund të mbajnë në jetë PD-në.


“Liria dhe demokracia e brendshme janë oksigjeni që mund të mbajnë në jetë PD-në. Memeceria, bindja e verbër dhe futja në rrjesht janë asfiksim që e con PD-në në një vdekje pa zhurmë por të sigurt.” shprehet Vokshi.

Përveç shkarkimit nga Komisioni i Sigurisë Basha e ka paralajmëruar Nokën edhe me shkarkim nga Grupi Parlamentar i PD-së.
ShkodraWebCheck