
Shqiptari Lirim Hajrullahu, që luan me ekipin e Argonauts të Torontos në është sot në faqet e para të gazetave kanadeze, pasi ekipi i tij fitoi Kupën e “SuperBowl” në festën e 150 vjetorit të shtetit kanadez në Otawa.
Në lojën e zhvilluar gjatë një stuhie dëbore, ekipi i shqiptarit mposhti në moment të fundit skuadrën e Calgary Stampederes 27-24 për të fituar kupën “Grey”.
Argot fituan me një touchdoën dhe një gol në minutat e fundit, i cili u shënua nga shqiptari Lirim Hajrullahu.
Ky i fundit bëri një gjuajtje spektakolare nga 30 metra kur kishin mbetur vetëm 49 sekonda nga përfundimi i ndeshjes mbrëmjen e djeshme./balkanweb/