
Para fillimit të mbledhjes së rradhës së Senatit Akademik, rektori i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Prof. Dr. Tonin Gjuraj, ashtu siç është kthyer tashmë në traditë, dha një prononcim për mediat.
Në fjalën e tij, rektori bëri të ditur se, me propozim të tij dhe me pëlqimin e Senatit Akademik, do t’i drejtohet institucionit të Presidentit të Republikës për vendosjen e një dekorate/medalje apo urdhri me emrin e intelektualit, patriotit dhe politikanit Luigj Gurakuqi, në nder të figurës së tij.
Rektori Gjuraj ka artikuluar një kërkesë të tillë, që me date 3 mars, me rastin e 100 vjetorit të vrasjes së Gurakuqit, në eventin e organizuar nga Komuna e Barit dhe Universiteti “Aldo Moro”. Siç dihet, Universiteti i Shkodrës bart emrin e Luigj Gurakuqit.