Presidenti i Vllaznise Alban Xhaferi ka siguruar qe po behet me e mira e mundshme ne merkato per te gjetur lojtaret e duhur dhe per te ndertuar nje skuader sa me te forte si per pjesmarrjen ne Europe ashtu edhe per ate te sezonit te ri.
Ne nje prononcim te dhene per mediat pasditen e sotme eshte ndalur edhe tek çeshtja “Vulaj” per te cilen ka thene se ka bisedime por pa saktesuar me shume rreth saj, nderkohe qe ka bere te ditur se 2-3 ditet e ardhshme do te kete te tjera zhvillime sa i takon merkatos.
“Jemi ne fazen e plotesimit te skuadres, ka pase disa largime, disa mbyllje kontratash, nderkohe qe ka patur edhe afrime, ashtu siç kemi patur sot edhe konfirmimin e nje lojtari te ri te ardhur nga Akademia. Mendoj se ne 2-3 ditet e ardhshme do te kete edhe njoftime te reja per afrime te Vllaznia ne menyre qe te kompletohet skuadra.
Ne po mundohemi t’i zevendesojme lojtaret e larguar ne secilin pozicion me alternativat me te mira te mundshme ne menyre qe te rrisim performancen e ekipit. Sa i takon Vulajt, besoj se jane informacione mediash, informacione qe dalin nga burime te ndryshme.
Eshte folur per shume lojtare nderkohe qe me Vulajn prej vitit te kaluar kemi patur disa kontakte per mundesine e ardhjes te Vllaznia. Te shohim ne ditet ne vijim se çfare do te ndodhe. Ne duam te marrim lojtare te tille me te cilet te rrisim cilesine”.