Shqipëria tregoi karakter sonte në Hungari, teksa fitoi 0-1 në takimin që vlejti për kualifikueset e Botërorit 2022. Goli i vetëm i sfidës u realizua nga Broja. Menjëherë pas takimit për mediet ka folur Elseid Hysaj, mbrojtësi që dha kontributin e tij sonte. Ai u shpreh i lumtur për 3 pikët, sakaq foli edhe për Poloninë, Kombëtare me të cilën përballemi pas 3 ditësh.
“Kemi treguar një rritje të madhe në lojë. Ishte e drejta që ne të fitojmë. Le të shikojmë përpara. Kishim 3 raste të pastra për të shënuar. Nëse ke fat, do shënosh. Një gjë e tillë ndodhi edhe sonte. Nëse luan mirë, herët a vonë do shënosh.
Polonia? Ndeshje e bukur. Të gjithë duan ta luajnë. Duhet të jemi të koncetruar dhe mos të jemi entuziastë. Më vjen keq për Gjimshitin, pasi do na jepte një dorë të madhe.
(PAS SKENAVE): “Ata nuk luajtën fare. Ne e merituam” – tha ai.