
Shkruan në Facebook Evi KOKALARI, aktiviste e Partisë Republikane në SHBA: COGITO, ERGO, SUM. Edhe diplomatët “top notch” i keni!!
Po, po Kali i Trojës jam. Kali i Trojës i të djathtës Shqiptare. Jam Kali i Trojës i demokratëve të ndershëm që ju dhanë me shpirt për të mbrojtur dinjitetin e Sali Berishës. Ama, kur ju të gjithë talleni me dinjitetin tonë duke vjedhur pa pikë turpi votën, armiku jemi ne, jo ju!!!
Ju njerëz, as ‘damage control’ nuk dini të bëni. Ndërkohë që po mundoheni të më etikoni si të blerë dhe të shitur, akoma, asnjë nga ju nuk ka adresuar vjedhjet e garës së Forumit Rinor. Sepse gara është thelbi.

Dhe z. Berisha, kujdes, se Kokalarët nuk janë Grekë. Patriotizmin dhe besnikërine ndaj Shqipërisë kemi një shekull që e kemi vërtetur. Ju as besnikërine ndaj demokratëve nuk po e justifikoni dot.
Oh, se harrova; nuk u vet ofrova. Me solli Shkelzeni nepermjet Cim Pekes. Me që Mal Berisha e fshiu postin e tij që kisha ndar, po shtoj fotot e msg që te kuptoni atë që kam shkruar.




