
Me rastin e 106- vjetorit të krijimit të Shoqnisë “Vllaznia”, është publikuar një tjetër këngë për ekipin kuqeblu. Ka qenë vetë klubi shkodran që ka paralajmëruar një surprizë për orën 21.00 të së dielës, teksa 3 orë më parë, në Youtube ishte publikuar kënga e re e Vllaznisë nga këngëtari Bujar Qamili, “Nderi i Kombit”, sponsorizuar nga presidenti Alban Xhaferi.
Ndërkohë, në orën 21.00, në faqen zyrtare të KF Vllaznia në Facebook, nuk u publikua kënga por u shpërnda linku i këndës së kënduar nga Bujar Qamili. Menjëherë, kanë nisur komentet, të cilat nënvizojnë se këngët për Vllazninë janë të shumta, por titulli po mungon në Shkodër prej më shumë se 2 dekadash. Më poshtë, vetëm disa nga komentet.