Dy mjete janë përplasur njëri me tjetrin ndërkohë që menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivë të policisë Shkodër për të hetuar shkaqet e aksidentit.
Sipas të dhënave të para në vendngjarje shkak i këtij aksidenti ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara ndërkohë që si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesit e mjeteve të cilet jane transportuar në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Rruga Shkoder – Koplik është një nga njollat e zeza të aksidenteve të rënda në Qarkun e Shkodrës.