“Më prit zemra jeme, më prit, se nuk kam me vonu edhe shumë”, katër vjet pa Ergin, rrënqeth babai i këngëtarit shkodran…

Katër vjet më parë do të humbiste jetën në një aksident tragjik kengëtari shkodran Ergi Dini. Nga ajo kohe, ikja e tij e papritur dhe shumë e parakohëshme, ka lënë pas dhimbje të madhe tek familja e tij, të afërmit, miqtë e kolegët.


Babai i tij, Dashamir Dini, bashkëndan në rrjete sociale dhimbjen e thellë që perjeton jo vetem ai por edhe nëna e Ergit e motrat e tij. Sot në ditën e sotme, në 4 vjetorin e largimit të të birit, babai Dashamir ka publikuar një tjetër krijim zemre, të cilin mund ta lexoni më poshtë.

KAM PRIT SHUME…

Kater vjet pa t’pa.

Kam prit shume

Mbështet ShkodraWeb Media

se nje dite tashpo kthehesh,

kam prit shume.

Kam prtit shume

se Ti nuk me the lamtumire

e qe s’do t’ vish prap,

kam prit shume.

Nuk mundem ma

se shpresa per me t’pa

gati dha shpirt,

s’mundem ma.

Tash shpresen e kam lan

ne durt e nje Zoti

qi dikur nuk i besova,

se nuk mundem ma

Se syte e mi nuk shohin ma drite

qyshse Ti

u bane drite yjesh,

moj Drita e syve te mi.

E kam zgjedh nje cope qiell

aty ku ndrit Ylli Jot,

zemra jeme.

E po pres ernat

me ardh me m’marre,

Zemra jeme.

Me prit,zemra jeme,me prit,

se nuk kam me vonu edhe shume,

Zemra jeme!

Se baba kurr s’t’ka braktis,

Shpirt!

ShkodraWeb Channel