Pas disa muajsh tmerri i vërtetë shoqëruar me dëmtime e periudhë rehabilimit, për mesfushorin e Vllaznisë duket se më në fund mbërrin një lajm i mirë. Pikërisht sot ai do të festojë. Dhe jo një festë dosido por përvjetorin e 26-të të lindjes së tij.
Mesfushori kuqeblu ende nuk e ka prekur fushën e blertë për këtë sezon si rrjedhojë e një dëmtimi të vjetër që ka në kavilje dhe që e ka bërë të vuajë shumë.
Madje periudha e rehabilimit do të zgjasë të paktën edhe një muaj duke mbyllur kësisoj mundësinë e luajtjes për këtë vit. Por sot do të harrojë gjithçka dhe bashkë me shokët e tij të skuadrës por edhe me familjen, do të festojë ditëlindjen e tij.
Një gëzim që shpreson t’i sjellë më pas edhe të tjerë dhe mbi të gjitha të rikthehet në fushën e blertë të luajë sepse kjo është gjëja më e mirë që ai di të bëjë.