“Me ndihmën e Zotit besojmë do të arrijmë në destinacionin e kupës”, Alban Xhaferi: Nesër është dita që kemi hipur në avion

Ndonese eshte njeriu qe e deshiron me shume se te gjithe suksesin e Vllaznise neser ne finalen ndaj Laçit, per shkak edhe te investimit te konsiderueshem qe ka bere per kete skuader, ai ka preferuar te qendroje larg mediave ditet e fundit.

Por jo larg skuadres sepse ka qene gjithnje me lojtaret dhe stafit teknik. Ka vene ne dispozicion te skuadres nje shume prej 100 milione lekesh te vjetra per fitoren, ka vene autobuze per tifozet ne udhetimin e tyre drejt Tiranes dhe po ashtu ka menduar gjate gjithe kohes per kete sfide.


Presidenti Alban Xhaferi megjithate pasditen e sotme ka dhene nje prononcim te shkurter per gazeten “Shkodra Sport” ne lidhje me finalen e neserme per te cilen eshte shprehur.

“Ne jemi tek mendimi i mire. Neser eshte dita që kemi hipur ne avion dhe me ndihmen e Zotit besojme do te arrijme ne destinacionin e kupes. I bëj thirrje të gjithë tifozerise se zjarrte shkodrane te jene sa me te shumte ne “Air Albania”, për ta mbeshtetur fuqishem skuadren e tyre te zemres. Te tregojme qytetari dhe te festojme të gjithe se bashku”. /Nga Maringlen ZHIVANI/