Skip to content
7 June, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Sport

“Më mire s’kemi ku shkojmë…”, drejtori Djarmat flet për 5 muajt në Shkodër: S’ ka ndonjë sekret të madh tek Vllaznia

ShkodraWeb 2 years ago

Bashkë me stafin e ri ka meritën e kësaj ecurie të Vllaznisë dhe padyshim që ndjehet mirë se puna e tij ka dhënë efektin e vet. Matko Djarmati, drejtori sportiv i klubit shkodran në një intervistë dhënë gazetarit Andi Gjurgjej për “Shkodra Sport” ka folur për 5 muaj e punës në Shkodër.

Ai nuk ka dashur të marrë merita për vete, por i ka ndarë me të gjithë pjestarët e Vllaznisë. Ndërkohë, i pyetur rreth merkatos, në fakt kroati që jeton e punon prej vitesh në Shqipëri është treguar “i ngurtë” duke mos nxjerrë asnjë detaj që ka të bëjë me të.

Për më shumë ndiqni intervistën e dhënë nga Matko Djarmat.

Matko, keni 5 muaj qe jeni ne Shkoder. Çfare ndjenje eshte te jesh drejtor sportiv i klubit Vllaznia?

Esht një pergjegjësi shume e lartë të prezantosh një ekip legjendar si Vllaznia. Por unë ndjehem shume mire me seriozitetin dhe profesonalizmin që më karakterizon. E kam marrë këtë pune persiper dhe i sigruoj të gjithë se edhe përsa kohe do jem ne këtë pozicion, ashtu do jetë.

Ne kete faze te pare te kampionatit keni arritur mjaft suksese madje duke dale dhe kampion dimri. Cili eshte sekreti i kesaj Vllaznie te bukur?

S’ka ndonjë sekret të madh. Kur çdo njeri, që nga Presidentja e deri pastrueset bëjnë punen që u takon me devotshmeri, rezultatet nuk zhgënjejnë. Ndoshta ngjajne si fjale te pergjithshme por realiteti ky eshte tek Vllaznia.

Deri tani keni bere nje pune fantastike me stafin tuaj. Premtoni se do mund te beni me mire ne te ardhmen?

Më mire s’kemi ku shkojmë, por garantoj se do vazhdojmë me të njëjtin seriozitet dhe profesionalizem perpara, jo vetem këtë vit, por dhe ne vitet ne vijim sepse na jep shansin të punojmë kështu edhe me njerëzit që do jenë pronarët e klubit.

E ke menduar me pare se nje dite do ishe pjese e Vllaznise?

Nuk e kam menduar ne këtë mënyrë nëse do jem apo jo. Gjithsesi unë jam ne boten e futbolit shqiptar prej 11 vitesh, më parë si lojtar pastaj si trajner ne disa ekipe këtu. Po ashtu kam punuar si scout i një klubi kroat per tregun kosovar dhe shqiptar derisa kam marrë këtë post te vllaznia.

Eksperienca 3 vjeçare si analist futbolli ne një tv prestigjioz ku kam parë 5 ndeshje të kampionatit shqiptar në javë më ka ndihmuar dhe besoj se kam eksperiencën e duhur sepse e pse njoh shumë mirë kampionatin shqiptar.

E pati te veshtire sponsori Xhaferi te te bindte qe te vije ne Shkoder?

Jam propozuar nga klubi im ne Kroaci. Drejtori sportiv i Rijekes me ka propozuar tek Albani. Puna ishte jo nëse do ta bindja unë Albanin nëse do të vija apo jo. Problemi është se unë duhet të bindë Albanin se kam kapacitetin e duhur per të bërë një pune kaq prestigjoze. Ne fund të vitit sportiv do shohim pastaj nëse kanë gabuar drejtuesat me mua apo jo.

Tifozet kane pritshmeri per Vllaznine e ketij sezoni. Çfare i premtoni atyre?

Ne këto 4 muaj nuk kam premtuar asgjë. Ne asnjë interviste nuk kam premtuar ndonjë gjë madhe, po punoj shumë mbrapa skene. Vetem çfare kam premtuar, do të synojmë të punojmë ne vazhdim njëlloj si deri tani dhe shpresoj që edhe tifozët shkodranë do kenë mundësi të na shohin ne stadium dhe jo ne lokalet e Shkodres. Na mungojnë shume tifozat, sepse ti fiton ndeshjen por nuk ke shpirtin plot, nuk ke me çfarë të festosh këto fitoret, prandaj shpresojmë që ata shumë shpejt t’i kemi pranë e të festojmë sëbashku.

-Vitin 2021 Vllaznia e nis me super- perballjen ndaj Teutes ne “Loro Boriçi”. Mendimi juaj per kete ndeshje, çfare pretendon Vllaznia ne perballjen ndaj durrsakeve?

Një ndeshje e veshtire me një nga konkurrentët kryesorë per kampionatin shqiptar, me një qër ka bërë investime kolosale këtë vit. Por gjithë ky pompozitet ne media apo ne opinionin publik per ne nuk ka shume vlere sepse ne fund të ndeshjes edhe ajo ka vlerë 3 pikë, njëlloj si kunder Apolonisë apo Skenderbeut. Luajmë ne shtëpi dhe jam i sigurt se do jemi gati absolutisht per këtë ndeshje.

Jemi ne kohe merkato. Ju si drejtor sportiv, keni filluar te hidheni ne veprim per te siguruar sherbimet e ndonje lojtari cilesor? Nese po, mund t’i besh publike emrat e tyre?

Nga unë nuk do dëgjoni asnjë emër derisa lojtari nuk do firmosë kontratë me klubin. Çdo informacion tjetër janë aludime dhe spekullime ne media. Nuk me pelqen fare dalja e informacioneve per punen që bëj, sepse deri tani më ka bërë shumë dëm.

Edhe diçka te fundit. Si ju duket jetesa ne Shkoder ne krahasim me jetesen qe keni bere ne Tirane para disa muajsh?

Shume mire. Jam ambjetuar pa asnjë lloj problemi, edhe perpara kisha shokë nga Shkodra të fushës së sportit, si Elvis Plori apo Alban Hasani ndërsa tani kam dhe shokë jashtë sporti si Arjet Halili apo Mirsadi dhe me ta kaloj shume kohe gjatë dite kur nuk jam ne zyren time.

Faleminderit per intervisten. Kalofsh mire dhe me Vllaznine kampione ne fund te vitit…

Faleminderit, të lumtë goja.

Continue Reading

Previous: “Mund të privatizohet brenda 2-3 muajsh…”, sponsori i Vllaznisë Xhaferi: Nëse ekziston vullneti i duhur për ta bërë
Next: OPINION NGA PËLLUMB KULLA – Vdis pa të të dua…

TË FUNDIT

“Debati shenjë reflektimi”, Kryesia i hapi rrugës zgjedhjes së kreut të PD-së, reagon për herë të parë Lulzim Basha
  • Aktualitet

“Debati shenjë reflektimi”, Kryesia i hapi rrugës zgjedhjes së kreut të PD-së, reagon për herë të parë Lulzim Basha

42 mins ago
MINUTA E FUNDIT – Iu gjetën 35 bimë narkotike të mbjella, arrestohet 41 vjeçari nga Trushi i Vau Dejësit…
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Iu gjetën 35 bimë narkotike të mbjella, arrestohet 41 vjeçari nga Trushi i Vau Dejësit…

3 hours ago
Jorida Tabaku jep dorëheqjen si numri 2 i PD- së, e njofton në fund të mbledhjes së Kryesisë…
  • Kryesore

Jorida Tabaku jep dorëheqjen si numri 2 i PD- së, e njofton në fund të mbledhjes së Kryesisë…

5 hours ago

TË FUNDIT

  • “Debati shenjë reflektimi”, Kryesia i hapi rrugës zgjedhjes së kreut të PD-së, reagon për herë të parë Lulzim Basha
  • MINUTA E FUNDIT – Iu gjetën 35 bimë narkotike të mbjella, arrestohet 41 vjeçari nga Trushi i Vau Dejësit…
  • MINUTA E FUNDIT – Caktohet data, ja kur konstituohet Këshilli Bashkiak i Shkodrës dhe merr detyrën kryebashkiaku Benet Beci…
  • Jorida Tabaku jep dorëheqjen si numri 2 i PD- së, e njofton në fund të mbledhjes së Kryesisë…
  • Tensione të ashpra në Kryesinë e PD, mbështetësit e Bashës futen brenda dhe ofendojnë deputetët, ja kush braktisi…
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 7 qershor 2023…

TË FUNDIT

“Debati shenjë reflektimi”, Kryesia i hapi rrugës zgjedhjes së kreut të PD-së, reagon për herë të parë Lulzim Basha
  • Aktualitet

“Debati shenjë reflektimi”, Kryesia i hapi rrugës zgjedhjes së kreut të PD-së, reagon për herë të parë Lulzim Basha

42 mins ago
MINUTA E FUNDIT – Iu gjetën 35 bimë narkotike të mbjella, arrestohet 41 vjeçari nga Trushi i Vau Dejësit…
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Iu gjetën 35 bimë narkotike të mbjella, arrestohet 41 vjeçari nga Trushi i Vau Dejësit…

3 hours ago
MINUTA E FUNDIT – Caktohet data, ja kur konstituohet Këshilli Bashkiak i Shkodrës dhe merr detyrën kryebashkiaku Benet Beci…
  • News

MINUTA E FUNDIT – Caktohet data, ja kur konstituohet Këshilli Bashkiak i Shkodrës dhe merr detyrën kryebashkiaku Benet Beci…

3 hours ago
Jorida Tabaku jep dorëheqjen si numri 2 i PD- së, e njofton në fund të mbledhjes së Kryesisë…
  • Kryesore

Jorida Tabaku jep dorëheqjen si numri 2 i PD- së, e njofton në fund të mbledhjes së Kryesisë…

5 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.