Skip to content
12 November, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Politika

“Më mirë me u mbyt me 3 kalamaj”, nëna shpërthen në lot në takimin…

ShkodraWeb 11 March, 2018
bashaLezhe11mars18

Me vuajtjes dhe pamundesise per buken e gojes. Keshtu i ka gjetur kryetari i PD Lulzim Basha disa familje në Lezhë që janë përjashtuar nga ndihma ekonomike dhe kanë mbetur në mëshirë të fatit, pa asnjë të ardhur.

Rasti i Ardian Danit, është ai i babait që, pas vdekjes së bashkëshortes, rrit i vetëm 3 fëmijë të mitur. Pas heqjes së ndihmës ekonomike lypja në rrugë dhe shitja e gjakut është e vetmja mënyrë mbijetese për Ardianin.

“E kam bërë mbrëmë një copë byrek, rafti ja ku është bosh. Tek Kryqi i Kuq kam dhënë gjak. Për çfarë? Vetëm për të mbajtur fëmijët me një pako makarona. Frigoriferi nuk punon. Urdhëro. (Frigoriferi bosh) Gjak trupi po jap, vetëm me rrit tre jetimë”.

Agentina Bacaj është kryefamiljare, nënë e tre fëmijëve, e zhytur në dëshpërim pas heqjes së ndihmës ekonomike. Të katërt jetojnë në një dhomë me qera, në kushte të mjerueshme, por pa ndihmë ekonomike, sepse vajza e madhe e saj kishte bërë praktikë dy muaj në një vend pune.

Agentina: Kam katër muaj pa paguar qera. Më japin bukë për sevap. Më mirë më shku me u mbyt me tre kalamaj.

Basha: Jo, jo. Kemi ardhur për të thënë që jemi në krahun tënd e të fëmijëve të tu. E rëndë është situata, por vetëm nuk të lëmë.

Gjendja është po kaq e rendë në familjet e Leonora Lukës, nënë e tre fëmijëve, e Hyrije Berishës, që jeton në kushte ekstremë varfërie dhe mbijeton me lëmoshë, Afërdita Lugjës, nëna e dhunuar e tre fëmijëve, që jeton në skamje me urdhër mbrojtje, por pa bukë për fëmijët, e Dorinës, nënës 22 vjeçare, që rrit e vetme në 10 metra katror tre femijë të mitur, e Bashkim Mekrizvanit, i cili jeton duke mbledhur kanoçe për të siguruar disa të ardhura për ilaçet e vajzës Xhonana me sëmundje të rëndë. Ai i tregoi Bashës se edhe energjinë elektrike ia kishin prerë dhe nuk kishte asnjë të ardhur tjetër perveç ndihmës ekonomike.

“Ne më mirë me u myt në det.”- u shpreh i dëshpëruar kryefamiljari i pashpresë.

Basha: Ne kemi ardhur për të qarë hallin me ju dhe për të ngritur zërin për ju. Se opozita vetëm fjalën ka. Do ta ngremë zërin për ju. Do të tregojmë të vërtetën tuaj jo gënjeshtrat që ju thotë Edi Rama. Do t’i themi se u ke hequr bukën njerëzve më të pamundur, më në nevojë dhe të luftojmë t’ju kthejmë ndihmën ekonomike.”

Qeveria nuk e ka bërë akoma transparencën e pikëve që ka nxjerrë jashtë skemës së ndihmës mbi 20 mijë familje të varfra. Në datën 15 Mars opozita ka thirrur në interpelancë kryeministrin Edi Rama, i cili nuk ka prioritet uljen e varfërisë në vend. Nëse qeveria e tij do të reduktonte shpenzimet e luksit, ato do të mjaftonin për të paguar ndihmën ekonomike për 30 mijë familje

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: “Tmerr në administratë”, akuza e fortë e LSI: Qeverisja dhe haremi përjashtojnë njëra- tjetrën, por Rama…
Artikull pas: MINUTA E FUNDIT/ 31- vjeçari mbërrin i vdekur në spital, dyshohet se shkak ishte overdoza (emri)

TË FUNDIT

salianji konference
  • Kryesore

NGA ERVIN SALIANJI – Prej zgjedhjeve të 11 Majit e deri sot nuk jemi në rrugën e duhur, PD duhet të ndryshojë

ShkodraWeb 10 November, 2025
berisha spak 2025
  • Aktualitet

“21 JANARI” – Kryetari i PD- së Sali Berisha thirret në SPAK për ngjarjen, para tij ishte edhe Basha…

ShkodraWeb 10 November, 2025
angoni duda 2025
  • Aktualitet

“Largohem me ndjenjën e plotësisë”, Majlinda Angoni u lirua nga detyra pas më shumë se 5 viteve, ja mesazhi i saj

ShkodraWeb 10 November, 2025

TË FUNDIT

  • “Nuk isha në dijeni të veprimeve të nipit tim”, Gjykata e Tiranës lë në burg Gjon Shkambin, i përfshirë në vrasjen e gjyqtarit Kalaja 11 November, 2025
  • Arrestohet 41- vjeçari nga Boga, dhunoi bashkëshorten, procedohet një 41- vjeçar nga Puka për dhunë psikologjike ndaj nënës 11 November, 2025
  • Mesha e parë para 35- viteve në varrezat e Rrmajit, mesazhi i arqipeshkvit të Shkodër- Pult imzot Peragine 11 November, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 11 nëntor 2025… 11 November, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 11 nëntor 2025… 11 November, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 11 nëntor 2025… 11 November, 2025
  • LETRA E HAPUR – Elvis Shkami nga paraburgimi, shpreh pendesë për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja… 10 November, 2025
  • NGA ERVIN SALIANJI – Prej zgjedhjeve të 11 Majit e deri sot nuk jemi në rrugën e duhur, PD duhet të ndryshojë 10 November, 2025
  • “21 JANARI” – Kryetari i PD- së Sali Berisha thirret në SPAK për ngjarjen, para tij ishte edhe Basha… 10 November, 2025
  • AMP nis hetimin ndaj dy policëve në Hanin e Hotit, lejuan të kalonte kamionin ku malazezët gjetën drogë 10 November, 2025
  • “Largohem me ndjenjën e plotësisë”, Majlinda Angoni u lirua nga detyra pas më shumë se 5 viteve, ja mesazhi i saj 10 November, 2025
  • “Denigrim i pronës private dhe simbolikave tona të shenjta”, Myftinia Shkodër reagon për heqjen e tabelës… 10 November, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

gjon shkambi shkoder
  • Aktualitet

“Nuk isha në dijeni të veprimeve të nipit tim”, Gjykata e Tiranës lë në burg Gjon Shkambin, i përfshirë në vrasjen e gjyqtarit Kalaja

ShkodraWeb 11 November, 2025
arrestim shkoder 2025
  • Aktualitet

Arrestohet 41- vjeçari nga Boga, dhunoi bashkëshorten, procedohet një 41- vjeçar nga Puka për dhunë psikologjike ndaj nënës

ShkodraWeb 11 November, 2025
35 vjet rrmaj 2025
  • Aktualitet

Mesha e parë para 35- viteve në varrezat e Rrmajit, mesazhi i arqipeshkvit të Shkodër- Pult imzot Peragine

ShkodraWeb 11 November, 2025
horoskopi 2025
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 11 nëntor 2025…

ShkodraWeb 11 November, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.