Skip to content
11 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Më keni sërish në dispozicion TOTAL”, Evi Kokalari ndryshon mendje: Gjithnjë do jem në krahë të Berishës…

ShkodraWeb 12 January, 2022
kokalari berisha foltore

Evi Kokalari, mbështetësja publike e Sali Berishës, “Foltores” dhe lëvizjes së tij, duket se ka ndërruar mendje për largimin e saj nga ajo që quan politikë aktive.

Kokalari thotë se ky nuk është momenti i duhur për t’u tërhequr, prandaj bën me dije se do të jetë në dispozicion total të ‘Foltores’ e ndërsa nuk i ka kursyer edhe ironitë.

“Me që jeni bërë lëmsh dje, dhe Lulzim Basha me kryesinë e tij imagjinare që nuk ka asnjë autoritet partiak, përjashton e pezullon të gjithë anëtarët e Komisionit te Rithemelimit nga Partia, po bëj një deklaratë tjetër; Eshtë e padiskutueshme dhe duket qartë që kjo nuk është koha e përshtatshme të tërhiqem sado pak, megjithëse e kam shumë te nevojshme t’i kthehem jetës time në Amerikë. Eshtë gjithashtu e qartë që ajo që shkruajta dje, është keqkuptuar si braktisje dhe si shkëputje e plotë nga ajo çka filluam në 9 Shtator, dhe për më tepër është keqpërdorur nga të majtët ku tashmë bën pjesë dhe grupi Bashës.

Si e tillë dua t’ju them se më keni sërish në dispozicion TOTAL, si gjithmonë – pa “paratë e foltores” apo të dikujt tjetri, siç akuzojnë bodyguardet e Lulit. Lufta për pluralizmin Shqiptar vazhdon, dhe është një luftë që do ta fitojmë. Fakti që nuk jam gjithë kohën në Tiranë, s’do të thotë që nuk angazhohem. Përkundrazi, ndihmoj në drejtime të tjera. Gjithashtu e bëra të qartë më parë që jam në komunikim të përditshem me të gjithë anëtaret e Komisionit, dhe në asnjë moment nuk kam thënë se jam larguar nga ai. Për mbështetësit e mi, më vjen shumë keq që deklarata e djeshme ju ka dekurajuar. Nuk isha e vetëdijshme që mund të krijonte atë lloj reagimi. Ndërkohë, gjithnjë do jem në krahë të Berishës, sepse besoj se është guri i fundit që e mban opozitën nga shkatërrimi total.

Gjithsesi, dua të sqaroj që kur opozita të ketë Kryetarin e ri, dhe statutin që do jetë baza e PDsë Konservatore, do ti kthehem jetës time në Amerikë, dhe do të fokusohem në fushatat elektorale të miqve të mi në Neë York, Ohio dhe Florida. Mos harroni, Donald J. Trump duhet të kthehet në Shtepinë e Bardhë nëse do ta fitojmë këtë luftë me Luciferin, dhe përgatitjet për kthimin i tij, fillojnë me fushatat e vitit 2022″, shkruan Kokalari.

Post navigation

Previous: FOTO – Gjykata e Tiranës liron 34 të arrestuarit për protestën e 8 janarit në selinë e PD- së…
Next: Protesta e 8 janarit, Prokuroria thërret Bashën e Berishën për të dëshmuar, ja kur duhet të paraqiten…

TË FUNDIT

full hd.04_03_42_02.Still058

VIDEO – “Shqipëria nuk rrezikon nga hantavirusi”, ISHP jep mesazhin për të gjithë shqiptarët: Nuk ka shanse…

ShkodraWeb 11 May, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 11 maj 2026…

ShkodraWeb 11 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 11 maj 2026…

ShkodraWeb 11 May, 2026

TË FUNDIT

  • VIDEO – “Shqipëria nuk rrezikon nga hantavirusi”, ISHP jep mesazhin për të gjithë shqiptarët: Nuk ka shanse… 11 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 11 maj 2026… 11 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 11 maj 2026… 11 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 11 maj 2026… 11 May, 2026
  • Autorët i thyejnë këmbët dhe i presin një pjesë të veshit, dhunohet brutalisht ish-kreu i PD në Dajç… 10 May, 2026
  • VIDEO – Vllaznia e mbyll në krye Abissnet Superiore dhe fiton 100 mln lekë premio, nis “Final 4″… 10 May, 2026
  • OPINION – Nuk është ndotje po zhurma e jetës, zhurma e një qyteti që refuzon të heshtë… 10 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 10 maj 2026… 10 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 10 maj 2026… 10 May, 2026
  • VIDEO – Përfundon shtrimi i linjave nëntokësore, Ujësjellës- Kanalizime Shkodër nis asfaltimin e rrugëve 9 May, 2026
  • Nga Rrmaji në Gramoz, identifikohen 6 vendvarrime të personave të zhdukur në diktaturën komuniste 9 May, 2026
  • OPINION – Kush është i pamëkat, të hedh gurin e parë…drejt Robert Ndrenikës… 9 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

full hd.04_03_42_02.Still058

VIDEO – “Shqipëria nuk rrezikon nga hantavirusi”, ISHP jep mesazhin për të gjithë shqiptarët: Nuk ka shanse…

ShkodraWeb 11 May, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 11 maj 2026…

ShkodraWeb 11 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 11 maj 2026…

ShkodraWeb 11 May, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 11 maj 2026…

ShkodraWeb 11 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.