Shefi i qeverisë Edi Rama thotë se është bërë një pune e madhe për banorët e prekur nga tërmeti. Ndërsa vizitonte familjen Aleks Çupit, i cili ka hyrë në një banesë të re pas shkatërrimit të ndërtesës së mëparshme, kryeministri përmendi veçanërisht sakrificën e disa prej ministreve, si Belinda Ballukut, Olta Xhaçka apo Ogerta Manastirliu.
Rama: Më ka ngelur mua me dalë në televizor si Ariu Silva. Ka pas qenë një Tajar Bashova tek cirku dhe ne shkonim me pa ariun dhe dilte Tajari me ariun Silva. Shihni Ogertën si është bërë. Secili në punën e vet.
Banori: Ti je kryetari i shtëpisë.
Rama: Padrejtësisht duket sikur të tjerët rrinë tek shtëpia. Belindën e detyrova unë me zor, me zor që të flinte në shtëpi se flinte në makinë. Dy orë flinte në makinë. Dhe ajo tjetra, ministrja e Mbrojtjes, sa ka lindur fëmijën dhe rrugëve ndenji. S’po flasim për heroizma, por po them që gjithë kanë bërë maksimumin. Kur ishte momenti i parë që e pashë thashë o Zot më ndihmo si ta përballojmë këtë situatë se është më e madhe se forcat tona. Sistemuam me çadra, me hotele me 5 yje, apo shtëpi me qira.