Skip to content
16 November, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet

“Më godet publikisht se i prisha kontratën ku fitoi 2.6 milionë euro”, Edi Rama sulmon analistin Ylli Rakipi…

ShkodraWeb 23 November, 2018
rama rakipi foto

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar ashpër tani pasdite në rubrikën “Përgjigja Ime” në Facebook, gazetarin dhe analistin Ylli Rakipi, duke e akuzuar atë si “gjobëvënës” ndaj qeverisë për shkak të prishjes së një kontrate me OSHEE. Sipas Edi Ramës, Ylli Rakipi, pronar i një pallati 10 katësh në Tiranë, gjithë sulmin e ka personal, pasi ka përfituar nga shteti mbi 2.6 milionë euro për një garazh në pallatin e ndërtuar prej tij.

Sipas Ramës, qeveria “kriminale e Rilindjes” siç foli me nota ironike, e prishi kontratën me Ylli Rakipin në një vend ku siç tha Rama, nuk kishte as tualete. Kryeministri sulmoi gjatë kësaj dalje disa analistë, duke përfshirë edhe Artur Zhejin e Andi Bushatin si dhe analistin Çim Peka.

Deklaroi Kryeministri:

“Edhe dicka, mbase ty nuk të intereson të më falësh por meqë kam miq që habiten pse me sulmojnë kaq shumë tek të Paekspozuarit, mbase ka ardhur koha të ekspozoj një fakt që kush e di ka lidhje për Ylli kadriun, ndryshe Ylli Rakipi që I ofroi OSHEE ndryshe e quajtur CEZ një garazh në pallatin plot 10 kate ndërtuar prej tij ku kryhej pritja për abonentin me një tualet për gjithë stafin dhe abonentin bashkë dhe pa gjenerator për raste errësire. Nuk e di por mendojeni, mbas një kontrate absurde, Ylli kadriu ka marrë deri vonë ne emer të pronarit Ylli Rakipi, 2 milionë e 561 mijë e 334 euro qira …po, po, nuk e keni dëgjuar gabim: 2.561.334 euro qira plus 39 mijë euro garanci.

Këtë kontratë të paekspozuar ia prishi organizata kriminale e rilindjes e cila ka njëmijë e një të këqia po të zezën që paratë e taksave dhe të të mirave publike ti ndajë me ylli kadriun apo me shumë yje të tjerë të medias e politikës që kanë rrezatuar me thënë të drejtën shumë vite duke marrë nga pushteti i radhës energji financiare me hir a me pahir, në dritë a në errësirë, fatkeqësisht për ta, kjo organizatë kriminale nuk e ka. Apo, organizata jonë kriminale e rilindjes ka edhe arrogancën që nuk i ha qoshja kurrë, po hicfare, as për jashtënxjerrjet e ekspozuara, dhe as për gjobat e paekspozuara të Ylli Kadriut, të Qimi.net Kadriut, të Artur Kadriut dhe të tërë kadrinjve në politikë, në biznes, apo në media që I paguajnë apo ndërsejnë këto materie të biodegraduara në formë ylli. Po kush merr mundimin dhe I djek, e faltë zoti seancat e tyre inkuizicinale në televizor, le të ndjekë dhe këto që thashë dhe të mos më pyesë më, cfarë kanë këta…Halle, halle kjo dynja, halli, hallit nuk i ngjan.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: MINUTA E FUNDIT/ Gjendet i pajetë në makinën e tij në Dobraç të Shkodrës 43- vjeçari nga Bardhaj…
Artikull pas: “Sa poshtë ka rënë ylli i kryeministrit të sëmurë nga pushteti dhe paraja…”

TË FUNDIT

minuta fundit 2025
  • Aktualitet

EMRAT – Plagosja e 42- vjeçarit në rrethrrotullimin e Koplikut, arrestohen 2 vëllezër, në kërkim nipi i tyre

ShkodraWeb 16 November, 2025
moti 2025
  • Aktualitet

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 16 nëntor 2025…

ShkodraWeb 16 November, 2025
policia velipoje naten 2024
  • Aktualitet

EMRI – Ngjarja e rëndë në Koplik, policia jep versionin zyrtar të plagosjes së 42- vjeçarit…

ShkodraWeb 15 November, 2025

TË FUNDIT

  • EMRAT – Plagosja e 42- vjeçarit në rrethrrotullimin e Koplikut, arrestohen 2 vëllezër, në kërkim nipi i tyre 16 November, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 16 nëntor 2025… 16 November, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 16 nëntor 2025… 16 November, 2025
  • HISTORIKE – Pas Shqipërisë edhe Kosova siguron kalimin në fazën play- off për Kupën e Botës 2026.. 15 November, 2025
  • EMRI – Ngjarja e rëndë në Koplik, policia jep versionin zyrtar të plagosjes së 42- vjeçarit… 15 November, 2025
  • NGA KLITI HOTI – Tirana po kthehet në “mollë të ndaluar” për Veriun, është politikë qeveritare… 15 November, 2025
  • VIDEO – Zbulohet magazina e kanabisit në “Mark Lula”, arrestohen 5 persona, një shpallet në kërkim… 15 November, 2025
  • Digjet makina e 35- vjeçares në Shkodër, shkak një shkëndijë elektrike, e pëson edhe një e parkuar pranë saj 15 November, 2025
  • NGA TONIN GJURAJ – Zhvillimi nuk ka kuptim, pa diasporën shqiptare, pa diasporën akademike… 15 November, 2025
  • Arrestohet 43- vjeçari, transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës drejt Malit të Zi… 15 November, 2025
  • Atentati tek rrethrrotullimi i Rinasit, ndërron jetë edhe i plagosuri Muçi Shaljani (Sheqeri)… 15 November, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 15 nëntor 2025… 15 November, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

minuta fundit 2025
  • Aktualitet

EMRAT – Plagosja e 42- vjeçarit në rrethrrotullimin e Koplikut, arrestohen 2 vëllezër, në kërkim nipi i tyre

ShkodraWeb 16 November, 2025
moti 2025
  • Aktualitet

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 16 nëntor 2025…

ShkodraWeb 16 November, 2025
horoskopi 2025
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 16 nëntor 2025…

ShkodraWeb 16 November, 2025
kosova 2025
  • Anëmbanë

HISTORIKE – Pas Shqipërisë edhe Kosova siguron kalimin në fazën play- off për Kupën e Botës 2026..

ShkodraWeb 15 November, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.