“Më ftoi të jetoja me të në Amerikë”, moderatorja Fjodora Fjora tregon cili artist me famë botërore e ka ngacmuar

Gazetarja dhe moderatorja e njohur, Fjodora Fjora, ishte një prej të ftuarave në emisionin “Shiko Kush Luan” këtë të shtunë. Gjatë sfidës “Haje ose thuaje”, ajo u vendos përballë një pyetjeje pikante. Fjodorës iu kërkua të tregonte nëse ndonjë nga meshkujt VIP që kishte ftuar në emisionin e saj e kishte ngacmuar.


Moderatorja rrëfeu për herë të parë publikisht historinë me artistin e famshëm, Goran Bregovic. Fjora tregoi se Goran jo vetëm që e kishte ngacmuar, por edhe e kishte ftuar të jetonin bashkë në Amerikë. Megjithatë, gazetarja tha se e kishte refuzuar.

“Kam pasur histori shumë të bukur. Goran Bregovic, jo vetëm që më ka gjuajtur, por më tha të jetoja me të në Amerikë, por e refuzova”,- rrëfeu ajo.

Pak kohë më parë, Fjodora u infektua edhe me koronavirus. Ajo tregoi se kishte përjetuar një shok, pasi njëra prej analizave i kishte dalë gabim.

“Kam kaluar një nga momentet më të vështira të pandemisë atë ditë, sepse ka qenë shokuese për mua”, u shpreh ajo gjatë intervistës.

ShkodraWeb Marketing

ShkodraWeb Media © 2017 - 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara ‖ Lejohet kopjimi i materialeve duke përmendur burimin nga janë marrë!

ShkodraWeb Channel