Prej disa ditësh në Malësi të Madhe, regjisori Eduart Grishaj dhe stafi i tij, kanë nisur punën për xhirimin e filmit “Sofia”. Grupi i aktorëve të përzgjedhur për këtë film që po xhirohet në vendlindjen e Grishaj, është i mrekullueshëm, duke nisur nga e papërsëritshmja Tinka Kurti. Pjesë e këtij grupi, ëedhe e Çun Lajçi, aktor kosovar por së fundi i njohur edhe si shkrimtar me librin “Bastardët”, të cilin e ka promovuar në shumë shehe shqiptare, mes të cilave edhe në Shkodër.
Lajçi është i njohur edhe për interpretimin e këngëve kryesisht epike, duke i shoqëruar edhe me sharki. Pikërisht një moment të tillë, e ka publikuar edhe regjisori Grishaj, me një koment të shkurtër dhe mjaft domethënës.
“Me Çun Lajçi i cili i jep jetë maleve. Gjate xhirimeve të filmit Sofia.”, shkruan Grishaj. Filmi “Sofia”, i cili po xhirohet në Malësi të Madhe, pritet të jetë një tjetër sukses i regjisorit të ri Eduart Grishaj, pas atij me metrazh të shkurtër “Gjyshja”. /Nga ShkodraWeb Media/